Kush është në radhë? SHBA përgatit “listë të zezë” me 19 politikanë dhe shpall një verë të nxehtë në rajon!

July 20, 2023
1 minut lexim

-ads3-

SHBA nuk do të ndalojë publikimin e emrave të rinj të personave që janë pjesë e listës së zezë amerikane nga rajoni, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, shkruan PRESSonline.al

“Amerikanët po përgatisin një listë të zezë me 19 emra politikanësh nga Ballkani Perëndimor, mes tyre sigurisht që do të ketë edhe nga Maqedonia e Veriut”.

Këtë informacion e ka publikuar televizioni “Aljezira”, duke komentuar fjalimin e përfaqësuesit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Siç thuhet, lista përgatitet prej 5 vitesh dhe synohet të zbulohet se kush po pengon përpjekjet amerikane për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Deri më tani, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni Orce Kamçev janë në listën e zezë të SHBA-ve, ndërsa në një listë paraprake kanë qenë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, informon PRESSonline.al

Në periudhën e kaluar, SHBA-të pa mëdyshje kanë theksuar se përveç personave të korruptuar, në listën e zezë mund të jenë edhe personat që cenojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të Ohrit.

“Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm te kompanitë dhe pronat e z. Kamçev, por edhe te ata bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë biznes me të. SHBA-të do të vazhdon shënjestrimin individë të korruptuar të cilët rrezikojnë sundimin e së drejtës dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, është deklaruar ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, pas vendimit të djeshëm për ta përfshirë në listën e zezë amerikane biznesmenin, Jordan Kamçev.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Së shpejti do lansohet seriali ‘Ferry’ në Netflix

Story i radhës

Ndahet nga jeta ish – portieri i shquar i Tiranës

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë