Pas deklaratës së tij se kryeministri Edi Rama e ka bërë gati një tjetër ministër që të bëhet kurban në lidhje me çështjen e inceneratorëve, gazetari Osman Stafa pyeti Bashën në lidhje me identitetin e plot të këtij zyrtari.
Ndërkohë Basha tha se këtë gjë do e vendosë Komisioni Hetimor.
“Komisioni Hetimor do të vazhdojë punën, ndryshe nga sa shpresonte Rama. Do shkojë nga Honoluluja dhe në Antarktidë dhe do nxjerri të qartë emrat.
Pastaj se cilin do bëjë kurban Rama, se di, se parashikoj dot. Ne do i shkojmë deri në fund. Ai është në krye të kësaj afere.”, pohoi ai.