Kush e favorizoi mandatin e tretë qeverisës të PS-së

min lexim

Kur politika dhe pushteti shëmbëllen me një amoralitet, me një korrupsion dhe me një padrejtësi e papërgjegjshmëri kaq të jashtëzakonshme ; dhe kur shoqëria është e paralizuar dhe e paftë për ndryshimin e gjendjes në favor të saj, kjo përbën gjendjen më të rëndë ku ka rënë sot shteti, morali, ligji, drejtësia dhe e vërteta.

Në Shqipëri e Kosovë shikohet e lexohet fjala “e lire” e intelektualëve, mediave, gazetarëve, e opinionistëve dhe e komentuesve të tyre , por ajo që vihet re te shumica nga ata është fakti i subjektivizmave, servilizmave dhe anshmërisë së tyre të korruptuar, të cilët mbajnë njërën apo tjetrën anë të politikës e të pushteteve të korruptuara; shikohen dhe kuptohen lehtë mediat, “kritikat dhe kritikët” servilë e mercenarë dhe të paguar të cilët nuk promovojnë të renë dhe ata të cilët duhet të vijnë për ta bërë ndryshimin, por pasqyrojnë e reklamojnë ata të cilët duhet që të shkojnë dhe prej të cilëve e ka pësuar vendi dhe shoqëria.

Ky pisllëk sidomos i karakterizon shumicën e mediave

Është mjerim i madh, por edhe fatkeqësi e madhe kur e vërteta duket sheshit, kur drejtësia duket dhe kërkohet nga realiteti, dhe kur shoqëria nuk vepron në kohën e duhur dhe ashtu siç e fton koha dhe realiteti, atëherë vetë shoqëria e pëson edhe për meritë të saj nga kjo neglizhencë, indiferencë dhe apati e saj.

Kjo pyetje, pse po qeveris Rama dhe PS për së treti herë tashmë është bërë mjaft publike , pra fakti se Edi Rama ka tre mandate që qeveris, apo më saktë pse ai vazhdon të qeveris pavarësisht se ai dhe qeveria e tij keqqeverisin me zullum, me pabesi e me korrupsion.

Keqqeverisja do të thotë keqpërdorim dhe shpërdorim të pushtetit për përfitime personale, klike e klanore dhe për në favor vetëm të një grupi interesi rreth pushtetit.

Keqqeverisje tipike si kjo e Edi Ramës është fakti që ky pushtet i përdor pushtetin dhe shtetin si prona private, pra e përdor tërë sistemin e korruptuar për të vjedhur pasuritë e shtetit e të shqiptarëve si dhe për të grabitur paranë publike; ky pushtet i cili sillet si një grup interesi oligarko-politik. Dhe pavarësisht se dihen këto jo vetëm publikisht por edhe ndërkombëtartisht, pavarësisht kësaj Edi Rama vazhdon të keqqeverisë prej tre mandatesh.

Kur qeveria është e sillet si antipublike, me korrupsion dhe kundër interesave të publikut, ajo pashmangshmërisht është edhe qeverisje antikombëtare

Po cila është arsyeja e kësaj gjendjeje?

Arsyet janë disa, dhe e para është se në Shqipëri është montuar dhe ngritur një sistem demokratik keqfunksional, i korruptuar dhe antiligjor; sistem i cili ka prekur dhe kapur jo vetëm politikën por edhe mediat, akademinë dhe shoqërinë civile në një korrupsion pothuajse gjithëpërfshirës.

Shumë shqiptarë janë molepsur, besojnë e shkojnë të qorrollepsur dhe lehtëmashtrueshëm pas politikës dështake dhe të korruptuar, duke mos pasur fare interesim për interesin e të mirën e përgjithshme, por duke parë me shumë shkurtpamësi interesin momental personal; shoqëri e cila anëtarët e saj individualisht joshen e mashtrohen si dhe kënaqen me një përfitim të vogël e momental.

Fatkeqësisht është formuar një shtresë votuesish të cilët mezi presin ditën e votimit për të marrë ndonjë 50 apo 100 eurosh në këmbim të votës, dhe fatkeqësisht është vota e këtij regjimenti mercenarizmi i cili vendos se kush do të qeveris në Shqipëri.

Dhe prandaj qeveris Rama prej tre mandatesh, dhe këtë e vërtetuan edhe zgjedhjet e 25 Prillit 2022 ku paraja dhe korrupsioni e bleu votën, pushtetin dhe demokracinë.

Ky është realiteti në Shqipëri, që nëse nuk ka një monitorim të rreptë ndërkombëtar të zgjedhjeve në Shqipëri kurrë pushteti nuk kalon në opozitë dhe opozita nuk vjen në pushtet, sepse qeveria e pushteti përdor të gjitha resurset dhe burimet shtetërore, manipulimin mediatik e publik , atë të punësimit dhe shfrytëzimit të varfërisë dhe mundësinë për të shfrytëzuar varfërinë për t’ua blerë votën shqiptarëve siç veproi qeveria Rama edhe me 25 Prill 2022.

Arsyeja tjetër pse Rama po qeveris për të tretën herë është edhe gjendja ku ka rënë opozita shqiptare, sidomos Partia Demokratike, ku kundër saj u bë bashkë e gjithë elita e vjetër politike dështake dhe e korruptuar e tranzicionit, u bënë bashkë kundër PD-së dhe kundër reformatorit Basha, Trekëndëshi i Bermudës: PS, “FOLTORE” dhe LSI siç e ka etiketuar shumë saktë ish-kryetari i PD-së z. Lulzim Basha.

Pra, Rama qeveris se përkrah tij, dhe direkt apo edhe indirekt atë po e mban në pushtet një pjesë e opozitës shqiptare, ajo e vjetra dhe e korruptuara, e cila nuk do ndryshimin, por vetëm interesin e vet personal.

Do të qëndrojë në pushtet Rama edhe për aq kohë sa të jetë e të ketë forcë për të manipuluar e përçarë publikun, të djathtën dhe Partinë Demokratike ky grup foltoristësh dështakë e mashtruesish që e kanë marrë peng opozitën.

Foltorja në emër të bashkimit të PD-së, ajo e ka përçarë atë shumë më tepër, dhe vetëm këtë foltorja ka bërë, e ka dobësuar opozitën politike.

PD-ja ishte shumë e fortë me 25 Prill 2022, pavarësisht se kundër saj dhe Bashës ishin tërë politika e vjetër, edhe ajo që sot njihet si partia e foltores.

Shqiptarët nëse duan ndryshimin, luftimin e korrupsionit dhe largimin e Edi Ramës duhet t’i bashkëngjiten dhe mbështesin alternativën e elitës së re politike të PD-së, asaj që ka mbështetjen amerikane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Farsa në Kuvend mund t’ju kalojë, por ndryshim i Kushtetutës jo

Story i radhës

Shri Lanka shpall gjendje të jashtëzakonshme pas arratisjes së presidentit

Të fundit nga