Kush duhet të na mësojë të respektojmë shtetin?

min lexim

-Robëria shekullore?
-Shpërngujet?
-Dhuna?
-Dhunimet?
-Terrori ndër breza?
-Vuajtjet ndër breza?
-Vrasjet makabre?
-Gjenocidi?
-Gjaku i derdhur për këtë truall?
-Ndihma ndërkombëtare?
(Lexuesit i kërkoj falje për renditjen)

Të gjitha këto trishtime janë dhe ishte dashtë të ishin të skalitura në mendjen shqiptarit që frymon dhe është në jetë!
Të gjitha këto vuajtje janë tejkalue dhe jemi këtu ku jemi. Tejkakimi nëpër këto tragjedi dhe mbijetesa janë e pa mundshmja e mundëdhme e një kombi liridashës! Kjo histori shqiptare, është flakadan drite edhe për popuj të tjerë nëpër botë, të cilët edhe sot, përpëliten sikurse ajo zorra në prush, për të mbijetuar!

Kjo shkollë, kjo akademi e baballarëve tanë, pa/me diplomë shkollore,hapëroj vrullshëm drejtë ardhmërisë në të cilën jemi!

Ata nuk u ndalën asnjëherë, dhe se kjo ndjenjë e shpirtit liridashës i mbijetojë të gjitha këto trishtime!
Prandaj, mungesa e respektit për të gjitha këto shkëndija drite buron nga koka e turbullt e njeriut lakmiqar që është zgjedhur e përzgjedhur të drejtojë vendin!

Çka ishte personale për gjyshërit tanë që u flijuan?

Asgjë më shumë se sa liria që sot gëzojmë si kolektiv i përbashkët kombëtarë!
Kjo trashëgimi e fituar me gjakë, është kulmi i sublimes, para së cilës duhet të përkulemi ditë e natë! Nëse të përzgjedhurit nuk përkulen, atëherë kush qenka i obliguar të bëjë punën e tyre, kur shkëlqejnë dhe kur shkallojnë nën uniformën e shtetit?

Kjo ndjenjë e njeriut tonë duhet të mbillet për s’pari në arën e shtetit nga këta të përzgjedhurit tanë parlamentarë!
Sa respektojnë tipat vetëveten?
Sa respektojnë njëri tjetrin?
Pse, asnjëherë nuk ndalen që s’paku të kuptojnë, se ku gjinden, dhe çfarë pune bëjnë aty?
Kur do të ngopen me fyerjet më banale dhe penale për qeveritë e të gjitha kohërave?
Ky turp ishte dashtë të ndalet, ky turp duhet të ndalet, dhe të dënohet, atëherë kur të pa prekshmit preken nga shteti!
Kur do të mësohen të kuptojnë se të gjithë deputët e përzgjedhur janë pjesë e shtetit?
Sjelljet e tyre në parlament janë pasqyra më e kjartë dhe reale e të vërtetës për shtetin.
Ky reflektim është me pasoja të pa riparueshme dhe afatgjata!

Hasmëria kolektive partiake mbillet dita ditës edhe te votuesit e pa fajshëm të cilët duhet të gjejnë ngushllimin për burimin këtij turpi!

Ky burim është vetë helmi vnerë nga gojët e deputetëve të pa cipë dhe injorantë, të cilët përlyejnë njëri tjetrin. Kryeministri, presidenti, ministrat e cilës do qeveri qofshin ato, janë vetë shteti, të cilat duhet të respektohen dhe të mbrohen nga këto dukuri të egra dhe primitive!

Askush nuk është duke kërkua që të duhen,(ndoshta dikush tjetër i don), por respekti për shtetin nuk duhet të mungojë!
Kjo farë ishte dashtë me dhënë frute që moti!

Story i mëparshëm

Gjilani në presion të Prishtinës

Story i radhës

Turma të mëdha mblidhen për të nderuar Mbretëreshën

Të fundit nga