61
Shkup, 10 dhjetor – Ndodhi ajo që pritej e dihej, BDI-së assesi t’i shuhet zjarri prej kur që doli grupi i zjarrit. Opinioni mbrëmë është befasuar me vendimin e SHBA-së të cilët zgjeruan listën e zezë me një nga personalitetet më publike gjysmë dekadën e fundit, është fjala për Artan Grubin. Befasimi ka qenë në këtë drejtim se kjo ndodhi pikërisht në momentin më kritik në të cilin ndodhet kjo parti. Se Grubi është i padëshiruar për opinionin e për partinë është dëshmuar shumë herë por që është i padëshiruar edhe për SHBA-të u vërtetua mbrëmë. Tani radhën e ka lideri i BDI-së t’i thirre mendjes dhe të fillojë me reformat serioze që e presin këtë parti, shkruan Zhurnal.
Ali Ahmeti i bëri padrejtësi Izet Mexhitit e mori dënimin e merituar –
BDI mori tatëpjetën që kur doli grupi i zjarrit i prirë nga Izet Mexhiti, atëkohë thuhej se një parti nuk i nënshtrohet individit duke aluduar në nënshtrimin e plotë të BDI-së ndaj Artan Grubit. Por, këto zëra lideri i partisë i kishte cilësuar si luftë personale dhe mes betejës të zgjedhë Izet Mexhetin me bashkëpartiakët tjerë si bashkëthemelues të partisë dhe Artan Grubin me stazh 10 vjeçar në parti, kreu integristëve zgjodhi Grubin dhe përjashtoi të tjerët.
Akoma mbetet i paqartë nënshtrimi i kreut të integristëve ndaj Grubit, por të gjithë janë dëshmitarë dhe tani më ndajnë këtë mendim, që Mexhitit iu bë padrejtësi e madhe kur Ahmeti ia ktheu shpinën për një figurë një strukture të tërë.
Izet Mexhiti si prijës i grupit të zjarrit kishte rreth vetes një strukturë të vjetër të partisë me të cilët bashkërisht kishin ndërtuar themelet e BDI-së që nesër të vijë një djalë i ri nga rruga dhe ta merr në dorë kjo ishte e papranueshme. Për të qenë edhe më tragjike situata Ali Ahmeti në vend se të veprojë me zgjuarsi ai mbylli sytë dhe pranoi që t’i largoheshin bashkëthemeluesit e partisë vetëm për Artan Grubin. E koha është ilaçi më i mirë, pas më pak s pesë vite Ahmeti e mori dënimin e merituar, këtë që e zgjodhi i doli dardhë me bisht. Tash, me futjen e Artan Grubit në listën e zezë, BDI bëhet partia e vetme që ka tre anëtarë të lartë pjesë e listës së zezë, duke filluar me Xhevat Ademin, Ramiz Merkon, për të ardhur te Artan Grubi, vazhdimi nuk dihet.
A e kishte mashtruar Artan Grubi kreun e BDI-së Ali Ahmeti –
Mungesa e njohjes së gjuhës angleze ka ndikuar që Artan Grubi të jetë personi që qëndron çdoherë në krahë të djathtë të liderit për ta luajtur rolin e përkthyesit e shpesh herë edhe më shumë se kaq. Por, gjatë veprimtarisë së tij në BDI duket që i ka lënë mbresa të veçanta kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili kishte krijuar një besim të hatashëm në Grubin.
Mbase, ka rënë edhe vetë Ahmeti pre e mashtrimeve të Grubit, ky i fundit duke i thënë se gëzon mbështetje të plotë të ndërkombëtarëve. Por, në fund na doli se jo që nuk paska gëzuar mbështetje por paska qenë nën llupën e ndërkombëtarëve nën hetime të plota të cilat përfunduar dhe rezultuan me zgjerimin e listës së zezë.
Askush nuk është i pamashtruar, jemi njerëz krijojmë besim por mund edhe të zhgënjehemi prandaj, Ali Ahmeti, duhet sa më parë të reflektojë se ka qenë i mashtruar dhe të marrë masa për rikuperimin e partisë. Këtë do ta bëjë vetëm nëse është lider vizionar që shikon dhe brengoset për të ardhmen e partisë. Nëse vepron ngjashëm sikurse me Merkon edhe me Grubin vetë Ali Ahmeti kontribuon në shkatërrimin total të partisë.
Këmbanat po bien BDI duhet t’i nënshtrohet reformave të thella –
Musa Xhaferi një nga protagonistët e BDI-së, e pranoi vet se kishin gabuar që ishin nënshtruar ndaj Grubit. Ky i fundit tha që ne derisa luanim me valixhe, VLEN-i na mblodhi valixhet dhe na dërgoi në opozitë. Ky është hapi i parë që BDI ka bërë e ka pranuar se është në opozitë dhe se këtë shkuarje në opozitë e ka me plotë meritë përshkak se shumë funksionarë të kësaj partie nuk preknin në tokë.
Dhe, tani kur BDI përballet me një shok të dyfishtë, që lista e zezë zgjerohet me emrin që ishte emblema e BDI-së, Artan Grubi, kjo ishte goditje e dytë që e çon në humbje të vetëdijes. Por, tani duhet ta marrin veten dhe të ndërmarrin hapat e radhës për ta reformuar partinë.
Ka ardhur koha e fytyrave të reja që duhet të shfaqen në ballë të kësaj partie. Iku epoka e politikanëve që ishin me afat të paskaduar. Derisa, Sadulla Duraku, pas pensionimit nxirret kandidat për deputet ai thotë që për çështje kombëtare rinohet bëhet 35 vjeç, shtrohet pyetja pse duhet të bëhet 35 vjeç një 70 vjeçar derisa ka me bollëk në skenë 35 vjeçarë që po presin për tu inkuadruar.
SHBA-të i dhanë mësimin më të mirë Ali Ahmetit, atë që të gjithë ia kërkonin, edhe ne si Agjenci e Lajmeve vazhdimisht kemi shkruar që BDI duhet t’i lë kopallat anash e kërcënimet për destabilizim sepse është koha që kjo parti të reformohet. Pra, ata në vend të reformimit zgjedhën destabilizimin, nga thirrjet për djegien e vendit iu dogj partia për herë të dytë. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk