Posta e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për një donacion prej 100 mjeteve transportuese, përfshirë 90 pikap dhe 10 furgonë, që pritet të ndikojnë në përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, e ka cilësuar këtë ditë si të rëndësishme për institucionin, duke theksuar se ky është një hap konkret drejt modernizimit dhe rritjes së efikasitetit në punë.
“Falë mbështetjes së Qeverisë, përfituam donacion prej 100 mjeteve transportuese (90 pikap dhe 10 furgonë), që do të përmirësojnë ndjeshëm shërbimet tona ndaj qytetarëve,” ka deklaruar Kurtishi.
Ai shtoi se ky investim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të modernizimit të Postës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve publike, duke falënderuar Qeverinë për mbështetjen e dhënë.
Burimi: alfax.mk


