horror baba shfaq permbajtje pornografike perpara djalit te tij te mitur 69df9cece8fbf

Horror: Baba shfaq përmbajtje pornografike përpara djalit të tij të mitur

April 15, 2026
1 minut lexim
PROKURORIA PUBLIKE SHKUP

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepra penale të vazhdueshme – Kënaqja e epsheve seksuale para tjetrit (neni 190, paragrafi 3) dhe Shfaqja e materialit pornografik fëmijës (neni 193, paragrafi 1) nga Kodi Penal.

​I dyshuari 54-vjeçar, gjatë një periudhe më të gjatë kohore përgjatë viteve 2025 dhe 2026, në shtëpinë e pushimit të familjes në fshat, i ka shfaqur përmbajtje pornografike dhe është vetëkënaqur para djalit të tij 10-vjeçar, duke e detyruar edhe fëmijën që të shikojë dhe të vetëkënaqet.

​Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore të Manastirit propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kurtishi donacioni prej 100 automjeteve eshte hap i madh per modernizimin e postes 69df9bb67eccf
Lajmi i mëparshëm

Kurtishi: Donacioni prej 100 automjeteve është hap i madh për modernizimin e Postës

zv kryeministri i pare bekim sali takohet me usame zukorlic fokus stabiliteti rajonal 69dfb90fa0a51
Lajmi i radhës

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takohet me Usame Zukorlić, fokus stabiliteti rajonal

Të fundit nga

ShkoLartë