Kurti: Vuçiq shkeli nenin e katërt të propozimit evropian

March 1, 2023
min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka shkelur nenin e katërt të propozimit të Bashkimit Evropian (BE) duke u zotuar se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu.

Kurti në rrjetet sociale tha se Serbia ka vendosur të mos i normalizojë marrëdhëniet mes dy palëve.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit të 4-të të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, tha Kurti.

Presidenti serb Vuçiq tha të martën se në Bruksel palët nuk janë pajtuar për asgjë, ndërsa për pikën ku thuhet se “palët të mos i ndërhyjnë njëra-tjetrës për anëtarësime në organizata ndërkombëtare”, presidenti Vuçiq tha se nuk i ka pëlqyer.

“Ndërsa unë jam president i republikës, nuk do të nënshkruaj as njohjen formale e as informale të Kosovës, as anëtarësimin në OKB”, tha Vuçiq, derisa pika katërt e propozimit evropian specifikon se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Më 27 shkurt në Bruksel nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete pas takimit trepalësh të kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiq dhe përfaqësuesve të BE-së, ku u diskutua propozimi evropian për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Plani Evropian, i njohur edhe si propozimi franko-gjerman, i përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), iu prezantua Kosovës dhe Serbisë në fund të verës së vitit 2022, ndërsa pala kosovare është pajtuar në parim me të, përpos kërkesës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën gjë kryeministri Kurti ka theksuar disa kushte, përfshirë atë që ai duhet të jetë në korniza të Kushtetutës së Kosovës dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive.

Pas takimit të 27 shkurtit, kryeministri Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante planin evropian, por nuk e bëri këtë për shkak se pala serbe nuk tregoi gatishmëri.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmuesi në “borxh” me tifozët

Story i radhës

Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadë në Azerbajxhan

Të fundit nga

Jashari asiston, Club Brugge kualifikohet

Skuadra e njohur Club Brugge është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës.  Club Brugge e ka mposhtur me rezultat 3:0 Leuven-in.  Futbollisti Ardon Jashari u paraqit titullar.  Jashari ka asistuar në
ShkoLartë