Kurti vizitoi qendrën e turizmit në Pejë, nënvizon rëndësinë e projekteve të reja

min lexim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi qendrën e turizmit në Pejë, ku pati mundësinë të inspektojë projektin “Turizmi i aventurës”, me një vlerë totale prej 262 mijë euro.

Nga këto, 165 mijë euro janë siguruar nga Qeveria përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe 97 mijë euro nga Komuna e Pejës.

Zyra e turizmit tashmë është renovuar, ndërsa puna vazhdon në vendosjen e vijave të ngjitjes, infrastrukturës përcjellëse, pushimoreve në shtigjet malore dhe shenjëzimin e shtigjeve për zhvillimin e sektorit në këtë zonë.

Për periudhën 2021 – 2024, nga buxheti i MAPL-së dhe projekti DEMOS, në Komunën e Pejës janë financuar gjithsej 41 projekte me një vlerë prej 3.3 milionë euro.

Gjatë vizitës së tij, kryeministri Kurti u takua edhe me përfituesit e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi, të cilat po zbatohen në kuadër të investimeve të fondeve IPA nga Bashkimi Evropian dhe programit të BNK-së Kosovë-Mali i Zi. Në total, janë 11 projekte me një vlerë prej 4,296,905 euro, përfituese nga të cilat janë komunat Pejë, Istog, Junik, Deçan, Klinë dhe Gjakovë në Kosovë, si dhe komunat Rozhajë, Tuz, Ulqin, Kolashin dhe Plavë në Mal të Zi.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin e turizmit dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Story i mëparshëm

Kryeshefit i KOSTT-it viziton, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës

Story i radhës

“Delegacioni qeveritar në NATO”. Sukses apo debakël për qeverinë Mickoski?

Të fundit nga