Trepça pëson humbje nga klubi francez

1 minut lexim

Trepça ka pësuar nga Dijon me rezultat 84:89 (28:22, 10:25, 21:25, 25:17), në xhiron e katërt të grupeve të FIBA Europe Cup.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë me epërsi prej nëntë pikësh, 10:19, por ‘Xehetarët’ u rikthyen për të përmbysur shifrat në 28:22, sa përfundoi çereku i parë, megjithatë francezët ishin më të mirë në periudhën e dytë, 10:25, për të shkuar në pushim me rezultat 38:47.

Në pjesën e dytë, kampionët luftuan deri në fund dhe ngushtuan shifrat në 84:87, por nuk arritën të bëjnë rikthimin e madh, për të pësuar 84:89.

Më i miri te mitrovicasit ishte Mikaile Tmusiq me 23 pikë, dhjetë kërcime e katër asistime.

Kjo ishte humbja e katërt për mitrovicasit, derisa francezët kanë tri fitore e një humbje.

Dy ndeshjet e fundit të Trepçës do të jenë si mysafire: ndaj MHP RIESEN Ludwigsburg më 5 nëntor dhe Caledonia Gladiators më 13 nëntor.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

KE për Malin e Zi: Përparim në reforma, por institucionet të cenueshme ndaj krizave politike

Story i radhës

Vlatko Stojkoski, drejtor i ri i Inspektoratit Shtetërorë të Tregut

Të fundit nga