Kurti vizitë të papritur në Mbretërinë e Bashkuar, zbardhen detaje

October 31, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka zhvilluar një vizitë të papritshme në Britnaninë e Madhe.

Atje është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Siç njofton zyra e kryeministrit Kurti fillimisht shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

“Në këtë takim, kryeministri Kurti e uroi ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përgjegjësitë e reja. Ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe e ftoi për bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomi”, thuhet në komunikatë.

”Ministri i Punëve të Jashtme, James Cleverly shprehu dashamirësinë dhe admirimin britanik për Kosovën, duke çmuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës dhe qëndrimin që Kosova po mban nga fillimi ndaj agresionit rus në Ukrainë“, përmbyllet komunikata. /Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ndikon Lëvizja e orës në shëndet? Ekspertët këshillojnë që duhet të shmangni një gjë

Story i radhës

Ashtu si thua nuk është, por si është nuk e di

Të fundit nga

ShkoLartë