​Kurti uron presidentin Begaj: Sfidat me të cilat përballet kombi lehtësohen kur punojmë bashkë

1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re.

Si dhe popullin e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri.

Kurti ka shkruar në Facebook se sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë.

“Andaj le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, ka shkruar ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja kush zgjedhet ryetar i ri i Partisë së Re Socialdemokrate

Story i radhës

Elton John flet për gjendjen shëndetësore pasi u fotografua në karrige me rrota

Të fundit nga