Elton John flet për gjendjen shëndetësore pasi u fotografua në karrige me rrota

Elton John ka reaguar pas raporteve se ai dukej “i dobët” ndërsa u fotografua në një karrige me rrota gjatë një ndalese turneu në Gjermani këtë javë.

“Dua të falënderoj të gjithë fansat e mi që më kontaktuan për të pyetur për shëndetin tim, pasi tabloidët publikuan një lajm absurd për ‘dukjen time të dobët’ në një karrige me rrota,” ndau ikona 75-vjeçare e popit, përmes Instagramit.

“E vërteta është se unë jam në gjendje të mirë shëndetësore, i dua shfaqjet e mia dhe luaj e këndoj në maksimum. Unë jap 100% çdo natë dhe kurrë nuk dua të zhgënjej, veçanërisht pasi të gjithë kanë pritur kaq gjatë për t’u rikthyer në shfaqje. Përgjigja juaj për çdo shfaqje ka qenë fenomenale dhe unë po e dua çdo minutë.”

Ai vazhdoi të shpjegojë se pse ndodhej në një karrige me rrota në aeroport.

“Pas një shfaqjeje tjetër emocionuese 2.5 orëshe, mbërritëm në aeroportin e Leipzig pak para orës policore dhe një pjesë e aeroportit ishte mbyllur. Ishte një shëtitje jashtëzakonisht e gjatë për të arritur në aeroplan, kështu që ekipi im më ofroi me mirësi një karrige me rrota, në mënyrë që të mund të pushoja pas shfaqjes. Kjo është e gjitha njerëz.”

Për shkak të orarit të turneut të tij, kantautori nuk do të jetë fizikisht i pranishëm gjatë Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth. Por performanca e tij është regjistruar paraprakisht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kurti uron presidentin Begaj: Sfidat me të cilat përballet kombi lehtësohen kur punojmë bashkë

Story i radhës

Asllani nga Rejkjaviku: Duam fitoren në të dyja ndeshjet

Të fundit nga