Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka takuar edhe dy senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.
Siç njofton ZKM, në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për zhvillimet e fundit.
Lidhur me dialogun për normalizim me Serbinë dhe propozimin evropian, Kurti ka thënë se Kosova do të ketë angazhim konstruktiv dhe të vazhdueshëm në këtë proces.
Kryeministri Kurti falënderoi senatorët Shaheen dhe Van Hollen për ndihmën, mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tyre dhe të ShBA-ve për Kosovën.
Gjithashtu kanë folur edhe për sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, demokratizim të institucioneve dhe zhvillim ekonomik.