Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po pret në takim homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.
Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti dhe Rama vazhduan tek objekti i qeverisë për takim bilateral.
Nuk dihet nëse pas takimit do të ketë deklarata për media.
Kurti dhe Rama po takohen pas një “ftohje”, kohëve te fundit.
Burimi: botasot.info