Kurti: Synojmë që deri vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet në një industri të integruar globalisht

min lexim

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë të enjten në hapjen e edicionit të gjashtë të Konventës së Industrisë së Drurit.

Me këtë rast ai tha se kjo industri ka potencial për rritur përfitimet e brendshme nga burimi i prodhimeve vendore.

Kurti tha se Qeveria për herë të parë pas luftës ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetje e bizneseve, që është miratuar në qershor të këtij viti.

Ai theksoi se përmes politikës industriale synojnë që deri vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet një industri të integruar globalisht.

“Industria e drurit është njëri ndaj sektorët strategjik për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Ajo ka potencial për rritur përfitimet e brendshme nga burimi i prodhimeve vendore. Duke kontribuar në thellimin e lidhjeve me nën-sekor për shembull tekstilit, produkteve metalike dhe shërbimeve andaj. Jam i lumtur që po flasim për këtë sektor që krijon  vende të punës dhe është një shtysë e zhvillimit ekonomik social. Kjo industri në zhvillim të vazhdueshëm jo vetëm të brendshëm, por edhe ata të jashtëm ka kontribuar me rritje të eksporteve në përmirësimin e financave tregtare të vendit tonë. Eksportet totale për dyer dritare mobileri të drurit dhe ndërtesa të pa fabrikuar në dy vitet e fundit 2021-2022 dhe dhjetë muajt e viti 2023 janë me vlerë 563 milionë euro deri në fund të muajit  dhjetor presim të jetë rreth 600 milionë euro”.

“Qeveria jonë për herë të parë të periudhës së pas luftës ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetje e biznesit 2030 politika industriale e cila është miratuar në qershor të këtij viti. Strategjia synon të përmirësojmë mjedisin e biznesit në Kosovë të promojë zhvillimin industrial të adresojë defiticin tregtar të shtoj vendet e punës, të siguroj efikasitet të burimeve. Përmes politikës industriale synojmë që deri vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet një industri më të integruar globalisht”.

Zenel Kelmendi, kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, tha se kjo Konventë duhet që të shfrytëzohet si platformë për t’i ndarë idetë tona për të për të sfiduar kufijtë  e krijimtarisë për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme

“Industria e përpunimit të drurit  në dhjetë fundi ka pasur një zhvillim  me ketë ofron. Nëpërmjet kësaj konventë synojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi ide të inspirohemi nga puna dhe suksesi i njëri tjetrit. Le të shfrytëzojmë këtë komventë si një platformë për të i ndarë idetë tona për të për të sfiduar kufijtë  e krijimtarisë për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme”.

Ministria e Industrisë dhe Ndërmarresisë Rozeta Hajdari tha se sektori i industrisë së drurit është potencial për zhvillimin ekonomik e social të vendit.

“Vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sektor industrial njëri ata industria e drurit. Ne kemi politiken tonë tregtare edhe për më shume eksport. Politika industriale dedikohet mbështetjes së sektori për të shpalosur potencialin zhvillimin e vendit të jetë faktor në zhvillimin ekonomik social mjedisor”.

Story i mëparshëm

Silvio Gonzato emërohet si ambasador i BE-së në Shqipëri

Story i radhës

Lumbardhi puth Albyn

Të fundit nga