Kurti: Skuadrat e Kosovës në garat evropiane – sikur nxënësit e klasave IX nëpër ekskursione

min lexim

Pedagogu i Edukatës Fizike dhe Sportit, Rrahman Kurti, shumë vite edhe trajner i basketbollit, shprehet kritikë për klubet e sporteve me dorë, se si garojnë në garat evropiane, veçmas volejbolli dhe hendbolli, kur merren parasysh humbjet e thella të Lubotenit në volejboll (meshkuj) dhe Ferizajt në hendboll (femrat).  

“Skuadrat e Kosovës janë bërë sikur nxënësit e klasave IX nëpër ekskursione po shkojnë.

Pa punë asgjë nuk arrihet, garat evropiane nuk janë me shku në ekskursione sepse po e pasqyron ligen e Kosovës në çfarëdo sporti. Duhet shumë punë me gjeneratat e reja. 

Nëse nuk punohet me gjenerata te reja nuk do të arrijmë të tejkalojmë këtë krizë që e kemi.

Ka përfunduar më ajo thënia ‘me rëndësi pjesëmarrja’, jo së paku duhet të ju bëhet rezistencë”, – thotë Kurti.

Duhet theksuar se Luboteni është mposhtur nga Maccabi, në ndeshjen e parë me rezultat 0:3 (5:25, 9:25, 9:25), ndërsa në takimin e dytë (sonte) po ashtu me 0:3 (2:25, 14:25, 11:25), ndërsa KHF Ferizaj të dy ndeshjet i ka humbur thellë nga KPR Gminy Kobierzyce e Polonisë, të parën me 47:21, dhe të dytën me 38:11.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E vetmja risi e Surface 9 Pro krahasuar me paraardhësin janë procesorët e rinj

Story i radhës

Grossi: Rikthehet furnizimi me energji në centralin e Zaporizhjës

Të fundit nga