Kurti: SHBA-ja dhe BE-ja ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit franko-gjerman

September 9, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe aleatëve të tjerë që ta nxisin Serbinë për të përmbushur detyrimet e draftit franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Serbia ka rënë darkod me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani po kërkon që ta minojë atë.

“Një vit më parë, BE-ja me lidership të Francës dhe Gjermanisë na prezantoi një projekt-traktat për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani kërkon ta minojë atë.

BE, SHBA dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbledhja e përbashkët e deputetëve të PD, Topi: I shërben vetëm Berishës, nuk po ndodh asgjë e re

Story i radhës

Ndezi zjarr për të djegur mbeturina, por dogji sipërfaqe toke, arrestohet një person në Rrogozhinë

Të fundit nga

ShkoLartë