Kurti: Serbia të distancohet nga Kremlini

min lexim

Kosova e ka shprehur hapur dhe me vendosmëri qëndrimin e saj për luftën në Ukrainë.

Gjatë pjesëmarrjes në forumin ekonomik të zhvilluar në Greqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se Serbia është një aleate e ngushtë e Rusisë e cila sipas tij, ka interesa edhe në Ballkanin Perëndimor.

“160 km larg nga Prishtina, kryeqyteti i Republikës se Kosovës, në Serbi, në Niç, ka një Qendër humanitare Ruse. Andej bëhet një luftë hibride qe ka të bëjë me ekonominë, por edhe me median. Për shembull, menjëherë pas agresionit të pushtimit rus në Ukrainë, faqet e para të mediave serbe ishin plot me lajme se si Ukraina po sulmonte Rusinë. Dhe nga ana tjetër, qendra e Sputnik në Ballkanin Perëndimor është në Beograd. Prandaj jemi të shqetësuar se lufta hibride ruse nuk kufizohet vetëm me fqinjët e Federatës Ruse në Evropë, por edhe në Ballkanin Perëndimor ku ata kanë Serbinë si aleate të ngushtë”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.

Kurti theksoi se pas agresionit të Rusisë, nuk mund të vazhdojnë mënyrat e vjetra të zgjerimit të BE-së dhe NATO-s.
Sipas tij, metodat e vjetra nuk do të sjellin një të ardhme dhe se fleksibiliteti është forcë, e jo dobësi.

“Unë mendoj se Serbia dëshiron paratë evropiane, armët ruse, investimet kineze dhe duan tolerancën amerikane. Por unë besoj se shumë shpejt ata nuk do të mund të ulen në disa karrige dhe së shpejti do të marrin një vendim shumë më të mirë. Shpresoj se ata do të distancohen nga Kremlini dhe më në fund do të lejojnë Ballkanin Perëndimor të bashkohen në BE dhe NATO-s. Ne mendojmë se paqja afatgjatë dhe stabiliteti i qëndrueshëm mund të sigurohen nëpërmjet orientimit drejt Brukselit, i cili është një kryeqytet i dyfishtë i BE-së dhe NATO-s”, tha Kurti./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveri, çka për gratë?

Story i radhës

Gjykata e Apelit merr në shqyrtim ankimin e Enkelejd Alibeajt, ja kush do të jetë relatori

Të fundit nga