Kurti refuzon ftesën e kryeministrit të RMV-së për Ballkanin e Hapur

1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e homologut maqedonas Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur, që pritet të mbahet në Shkup, në datat 7 dhe 8 qershor 2022.

Kurti i ka dërguar një letër Kovaçevskit, ku shprehet se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit, i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian.

Sipas Kurtit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajon.

Kurti thotë se vlerat dhe aspiratat e përbashkëta arrihen në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku shtetet operojnë me rregullat dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Story i mëparshëm

Mesazh prekës i Zelenskit për futbollistët e Ukrainës: Ka raste kur nuk duhen fjalë

Story i radhës

20 vjet BDI, zv/ministri Bushi: Shqiptarët në MPB janë pjesëmarrës në vendimmarrje

Të fundit nga