kurti premton stadium me 2500 ulese prej drurit per kamenicen 6a1b2315932d0

​Kurti premton stadium me 2500 ulëse prej drurit për Kamenicën

May 30, 2026
1 minut lexim

Lëvizja Vetëvendosje në ditën e tretë të fushatës zgjedhore ka mbajtur tubim në Kamenicë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë tubimit zgjedhor në Kamenicë foli për projektet të ndryshme e sportive që pritet të realizohen në këtë komunë.

Ai tha se gjatë vizitës në stadium ka takuar futbollistë, të cilëve sipas tij u ka dhënë lajmin për ndërtimin e një stadiumi të ri me 2 mijë e 500 ulëse.

“Kur i takova lojtarët sot aty në stadium, ua dhashë lajmin e mirë se do ta ndërtojmë stadiumin me 2 mijë e 500 ulëse prej druri. Do të jetë stadiumi i parë i këtij lloji”, deklaroi Kurti.

Gjatë këtij tubimi, fjalën e mori edhe kryetari i kësaj komune Kadri Rrahimaj, ai përmendi punët të cilat kanë realizuar gjatë qeverisjes së tij, si dhe foli për projektet që sipas tij, do të transformojnë infrastrukturën dhe zhvillimin e qytetit në vitet e ardhshme.

Ai premtoi realizimin e projektit kufitar, në kuadër të të cilit do të asfaltohen 50 kilometra rrugë, duke lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen e zonave të ndryshme të komunës.

“Asfaltimi i projektit kufitar, ku do të asfaltohen 50 kilometra rrugë. Qyteti do ta gjejë mbështetjen te projektet zhvillimore, përfshirë edhe stadiumin e ri. Ky do të jetë stadiumi i parë unik që do të ndërtohet nga druri, ashtu siç e duan dardanët: i gjelbër dhe i pastër. Aktualisht, janë në proces edhe dy stadiume të tjera”, tha ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 7 qershor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ylli televiziv maura higgins shkelqen me stil te zjarrte ne eventin ne miami 6a1b08a0ebb44
Lajmi i mëparshëm

Ylli televiziv Maura Higgins shkëlqen me stil të zjarrtë në eventin në Miami

pezullim i menjehershem ne policine e vlores pas lajmit te rreme per protesten ne zvernec elidon cela largohet nga detyra 6a1b23947e3c7
Lajmi i radhës

Pezullim i menjëhershëm në Policinë e Vlorës pas lajmit të rremë për protestën në Zvërnec, Elidon Çela largohet nga detyra

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë