Albin Kurti është njeriu që po nxitë urrejtjen ndërnjerëzore dhe konflikt politik të paragjykuar në mes mërgatës dhe shqiptarëve rezident apo që jetojnë në Kosovë.
Këtë e ka arritur duke i mobilizuar kundër çdo arritjeje në vend dhe duke e drejtuar gishtin pikërisht ndaj atyre që bënë luftën, pavarësinë dhe ndërtuan vlerat e lirisë dhe shtetit.
Për ta arritur ketë, argatë ju bënë jo vetëm pjella e keqe në Kosovë e Shqipëri por në Serbi, Rusi, vende aziatike dhe kudo ku frymohet kundër lirisë, barazisë, demokracisë dhe shtetit të Kosovës.
Çdo ditë në pushtet po tregon se, çdo mjet politik e formë propagande e ka përdorur, vetëm për të mobilizuar mërgatën, kundër vendit të vet, ta nënçmojnë dhe mos ta duan vendin e vet, të mos i duan as vlerësojnë vlerat e lirisë dhe shtetin, me theks ata që u sakrifikuan për lirinë, gjaku i të cilëve qëndron në themelet e shtetit.
Mohimi i vlerave të luftës dhe lirisë, hapë shtegun e depërtimit pastaj, të ideve se pavarësia e Kosovës do të arrihej pa luftën e popullit shqiptarë, mbështetjen e mërgatës sonë dhe aleatit të kombit tonë SHBA.
E kjo pastaj i lë hapësirë ideve projugosllave për ta vrarë pavarësinë dhe perspektiven e Kosovës si shtet i lirë, demokratik, dhe sovran.
Krahas urrejtjes që ka ngjallur tek mërgata dhe brezat që po rritën në liri ndaj vendit të vet, me keqqeverisje të qëllimtë dhe duke ua errësuar perspektiven në Kosovë, meqë nuk i duhen më për aksion politik; pastaj kur i duhet të përballet me përmbushjen e kërkesave të tyre të rëndomta, po i cilëson “analfabet funksional” apo të pa arsimuar dhe të pa aftë për të jetuar në atdheun e tyre, apo “popull që fantazojnë” që për shkak të paditurisë dhe në mungesë të çfarëdo vlere personale, që do ti lidhte me atdheun e tyre, ikin nga vendi dhe përfundojnë në “punëtor krahu” nëpër Botë.
Me këtë ka bërë një veprim mirë të studiuar doktrinar politik, ngase janë pikërisht kjo kategori, që nuk janë të pakët në numër por përbëjnë mbi një gjysme milioni qytetarë jo rezident të Kosovës jashtë Kosove.
Po harron shoku Kurti se, mërgata jonë e bëri të mundur luftën për liri dhe nuk mund të arrihet të futet përqarje, se shqipetaret e duan njeri tjetrin pa marr parasyshë ideologjitë prapë kthehen te njëri tjetri. Se dijmë të unifikohemi kur është në pyetje atdheu e kombi, e dëshmuam me lëvizjen e pajtimit që udhëhoqen rinia studentore të prirë nga profesor eminent në krye me Anton Qeten dhe në luftën e UÇK për liri, të prirë nga kryekomandanti Adem Jashari.
Prandaj në një popull që ka vlera të tilla nuk mund të futet urrejtje as përqarje.
Por, një ditë kur ta lexojnë mashtrimin e Albin Kurtit dhe mentorëve të tij komunist nga Kosova dhe Shqipëria, do kthehen në forcën rrënuese të vet Albinit, ashtu siç i rrënoi populli shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, regjimet totalitare, komuniste e post komuniste, që e mashtruan popullin në vështirësi dhe i pinë gjakun e i shfrytëzuan djersen për mbi një gjysmë shekulli.
Edhe një është e vërtetë se kjo kategori e rinisë së frustruar me të drejtë nga mosperspektiva në vendin e tyre, janë 90% të rinj të kualifikuar në nivele universitare nga fusha si mjekësia kryesisht, si dhe në të gjitha profilet e shkencave ekzakte dhe shoqërore, pastaj ushtarak, polic, e student potencial që nuk mund të fillojnë studimet, për shkaqe sociale – ekonomike.
Këta janë brezat e internetit dhe shumë shpejtë do ta lexojnë të vërtetën. Atëherë do të jetë dhe fundi i mashtrimit të mashtruesit të madh Albin Kurti dhe regjimit të tij politik që po instalohet në Kosovë mbi doktrinën politike të diktaturave që thotë: për të sunduar më lehtë një popull, së pari, përçaje dhe shtresoje duke e ndarë në shtresa e klasa, ngjallja energjinë negative dhe me një retorikë sofiste përsose mashtrimin dhe atë energji ktheja në urrejtje për këdo jashtë llojit të vet edhe ndaj vendit të vet, në emër të dashurisë ideologjike për mëmëdhenë kudo në kozmosin ideologjik. Njëkohësisht, “varfëroje, pastaj sundoje”.
Këtë po e lexojmë çdo ditë, të gjithë Ne që jetojmë në këtë vend, përveç atyre që janë të varfër në mendje, të vërbuar nga emocionet që ua mjegullojnë arsyen e kufizojnë gjykimin.