Kurti për Escobar: E pashë që e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë

min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka folur edhe për partitë opozitare në Kosovë, madje ka ironizuar duke thënë se edhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën.

Ai është shprehur se nuk e ka takuar opozitën që prej se Kuvendi ka shkuar në pushim, dhe e ka parë që përveç tij (Kurtit) edhe Escobarin sipas tij e kishte marrë malli për opozitën.

Më tutje, ai ka thënë se do ta pyes Escobarin për opozitën sot në takimin që ka me të.

“Është e vërtetë që unë nuk e kam takuar opozitën prejse Kuvendi ka shkuar në pushim veror dhe nuk besoj që duhet të kthehemi nga pushimet që të takohemi edhe unë besoj e shpresoj që do të takohemi edhe më herët. E pashë dje që përveç meje edhe z. Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën.

Do ta pyes sot z.Escobar në takim se qysh ka kaluar me opozitën, qysh e kemi opozitën dhe unë pa dyshim nuk besoj që për një çështje kaq madhore siç është sovraniteti i Kosovës, reciprociteti me Serbinë, dialogu në Bruksel, kemi pozitë dhe opozitë, përndryshe e keni parë siç asnjëherë nuk ka ndodh në legjislaturat e Kuvendit të Kosovës që për raportin tonë me Serbinë të ketë afërsi dhe dakordim më të madh ndërmjet qeverisë dhe opozitës sikurse në këtë vit dhe vitin e kaluar. Prandaj unë jam shumë optimist për këtë gjë dhe është shumë mirë që edhe opozita e Kosovës të dijë qëndrimet e ndërmjetësve ndërkombëtarë të atyre evropianë dhe amerikanë.”, tha Kurti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Galaxy Z Flip 4 dhe Z Fold 4: Specifikat e smartphone-ve më të rinj të palosshëm nga Samsung

Story i radhës

Zhvillimi gjeopolitik i BE-së, Rama: Europën nuk e shoh të ndryshojë

Të fundit nga