kurti ne prishtine premton 1 miliard investime ne prodhimtari dhe ushtri 6949bb7f31b40

Kurti në Prishtinë premton 1 miliard investime në prodhimtari dhe ushtri

December 22, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur tubim elektoral në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku ka shpalosur zotimet kryesore të programit qeverisës për mandatin e ardhshëm.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se mbështetja e qytetarëve në këtë lagje është dëshmi e besimit në programin dhe vizionin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se qeverisja e ardhshme do të jetë në shërbim të çdo qytetari dhe interesit shtetëror të Kosovës.

Ai paralajmëroi dyfishimin e eksporteve dhe rritjen graduale të ekonomisë së vendit, duke thënë se synimi është që ekonomia e Kosovës deri në vitin 2026 të arrijë vlerën prej 12 miliardë eurosh. Po ashtu, Kurti njoftoi se buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 4 miliardë euro.

Kurti deklaroi se rritja ekonomike, sipas tij, ka ardhur si rezultat i qarkullimit më të madh të bizneseve, ndërsa premtoi investime prej 1 miliard eurosh në prodhimtari, punësimin e të rinjve dhe të rejave, si dhe investime prej 1 miliard eurosh në sektorin e mbrojtjes, përfshirë blerjen e armatimit.

Në fund të tubimit, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka programin e sigurisë dhe begatisë, i cili synon, sipas tij, mirëqenien dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ford mustang gtd mposht porsche 911 gt3 rs ne pisten e testimit te top gear 6949bb4dbe05c
Lajmi i mëparshëm

Ford Mustang GTD mposht Porsche 911 GT3 RS në pistën e testimit të Top Gear

lideri i partise se ekstremit te djathte ne austri arrin rekord ne sondazhe 6949bb94c9460
Lajmi i radhës

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë në Austri arrin rekord në sondazhe

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë