Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për takimin e 18 gushtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka shtuar se pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë.
“Në vend të ideve pala tjetër kanë nxjerr vetëm konstatime duke bërë të ditur se nuk jën të intersuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se temë diskutimi në këtë takim ka qenë marrëveshja finale dhe çështjet aktuale, duke thënë se ka paraqitur 6 kapituj që do të duhej të përfshiheshin në marrëveshjen finale.
“Te tema e parë kam elaboruar në detaje këndvështrimin e palës tonë për marrëveshjen finale në formë të 6 kapitujve:
1.Statusin e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar që nënkupton njohjen reciproke dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizatën ndërkombëtare
2.Ballafaqimin me të kaluarën ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale të luftës, kthimi i artefakteve etj
3.Bashkëpunimi liria e kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve
4.Trajtimi i të drejtave të pakicave respektive
5.Të ri konsiderojmë marrëveshjet e deritanishme. jo me idenë e ri negocimit të tyre
6.Duhet të vendos qartë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes se zgjidhjes së mosmarrëveshjeve eventuale