Kurti e Vuçiqi sot në mëngjes i nisin takimet me Borrellin e Lajçakun, kjo është agjenda

September 14, 2023
1 minut lexim

Sot nga ora 09:00, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja dje, pas takimeve bilaterale do të pasojë takimi i përbashkët Borrell, Lajçak, Kurti e Vuçiq.

Pas takimeve bilaterale e trelaterale do të ketë edhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit.

Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiqi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ramadani: Toleranca dhe fjalori diplomatik ndaj Mickoskit do të shterret, ai duhet të pranoj votimin e Ndryshimeve Kushtetuese

Story i radhës

Horoskopi i datës 14 shtator 2023

Të fundit nga

ShkoLartë