Ramadani: Toleranca dhe fjalori diplomatik ndaj Mickoskit do të shterret, ai duhet të pranoj votimin e Ndryshimeve Kushtetuese

Maqedonia e Veriut ndodhet përpara vendimit madhor për Ndryshimet Kushtetuse, vendim ky që do të mundësoi rrugëtimin europian të vendit, mirëpo opozitarja VMRO-DPMNE instiston që nga kjo parti nuk ka vota për këtë process.

Se a ka VMRO-ja opozitare ende ndonjë argument pët të bllokuar miratimin e amendamenteve kushtetuese, dhe se kush do të mbajë përgjegjësisë nëse nuk arrihet realizimi i ndryshimeve kushtetuese, analisti politik Ismet Ramadani ekskluzivisht për Indeks u shpreh se VMRO-DPMNE-ja respektivisht lideri i tyre do të gjendet para një situate kur do të jetë i detyruar pra që të pajtohet me ndryshimin e kushtetutës, si dhe se pengesa kryesore dhe faji kryesorë do të mbetete tek ata të cilët nuk japin kontributin e vet që të tejkalohet edhe ky proces.

Për ndryshimet kushtetuese dhe se a i ka ngelur VMRO-DPMNE-sën ndonjë argument pët të bllokuar miratimin e amendamenteve kushtetuese, dhe me rrjedhimin e strategjisë së saj në vijim të këtij procesi, analisti politik Ismet Ramadaniu shpreh se VMRO-DPMNE-ja respektivisht lideri i tyre do të gjendet para një situate kur do të jetë i detyruar pra që të pajtohet me ndryshimin e kushtetutës sepse presioni repektivisht takimet e rradhës do të jenë gjithnjë e më shumë intensive, gjithnjë edhe të nivelit më të lartë dhe dalngadalë toleranca ndaj tij do të shteret pra nuk do të bisedohet me fjalorë diplomatik por do të insistohet që patjetër të pranojë votimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Si duket Mickoski nuk e ka menduar se nuk ka të bëjë me kundërshtime ndaj qeverisë ose ndaj ndonjë partie politike LSDM-së apo BDI-së por ka të bëjë me kundërshtime që ndeshen me strategji gjeopolitike të cilat kanë peshën e vet, sidomos në kohën kur Europa është në luftë në pakt me vetë faktin se në Ukrainë po mbrohet demokracia, pra dhe po mbrohet ajo që është vlerë evropiane. Jemi dëshmitarë këto ditë që po vijë emisarë të shteteve të fuqishme të cilët në preskonferencat e tyre i zgjedhin fjalët por nuk e besoj se i zgjedhin fjalët kur ulen në “tet a tet “me Mickoskin. Kam një përshtypje se Mickoski paraqitjet e fundit i ka pak të çorodituara, në fakt sikur ka dalë nga takti sepse gabimi është në deklarimet e mëhershme për të cilat nuk ka menduar se si u vjen fundi dhe unë mendoj se do të kërkojnë ndonjë alibi. Disa indikacione janë se alibitë po i krijohen por megjithatë unë mendoj se në moment të fundit do të përcaktohen për të votuar ndryshimet kushtetuese”, tha Ramadani.

Në lidhje me atë se mbi kë do të bie përgjegjësia, nëse nuk arrihet realizimi i ndryshimet kushtetuese, luftës kundër korrupsionit, pavarësisë së gjyqësorit, për formimin e një shoqërie demokratike, pra a do të mbajnë përgjegjësi ata që po e pengojnë realizimin e vendimeve kushtetuese, Ramadani theksoi se përgjegjësinë në lidhje me qeverisjen e deritanishme e mbajnë të gjitha ata të cilët kanë leju pra që të krijohen dobësi në aspektin e gjygjësisë, kriminalitetit, korrupsionit, mirëpo të gjitha këto nuk prekin interese të larta të gjeopolitikës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Sipas Ramadanit prekin në interesin e vetë qytetarëve këtu në Maqedoninë e Veriut, ndaj Mickoski ka përgjegjësi sepse nuk po lejon të hapet dera drejt BE-së.

“Mickoski ka përgjegjësi sepse nuk po lejon pra të hapet dera drejt BE-së ku eskalimet dhe manipulimet nuk do të ketë mundësi që të manifestohen sepse kapitujt që do të hapen do të merren me çështje shumë konkrete. Duhet vetëm të përmendim se kapitullin e parë 23 dhe 24 ka të bëjë me kriminalitetin dhe me çështjet juridike ose gjyqësi. Koha ka treguar pra që nga pavarësia e këtaje se asnjë kompromis që ka të bëjë me interes të shtetit dhe me ecjen e saj drejt anëtarsimit në NATO dhe në BE nuk është bërë pa ndërhyrjen më intensive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së. Prandaj, pritet që qytetarët të kuptojnë se pengesa kryesore dhe faji kryesorë do të mbetet tek ata të cilët nuk japin kontributin e vet që të tejkalohet edhe ky ndryshim i Kushtetutës. Dhe definitivisht pra të hyjmë në karvanin e kritereve dhe standardeve të Bashkimit Europian, nga të cilat nuk ka shumë fushë manipulative”, tha Ramadani.

Story i mëparshëm

Spasovski në takim me Ballën në Tiranë: Qëllimi i përbashkët është siguria e qytetarëve

Story i radhës

Kurti e Vuçiqi sot në mëngjes i nisin takimet me Borrellin e Lajçakun, kjo është agjenda

Të fundit nga