Kurti dhe Vuçiqi 5:0

December 4, 2022
1 minut lexim

Dështimet po i shkaktojnë stres dhe ankth. Presidenti serb po vuan nga inferioriteti ndaj kryeministrit të Kosovës. Emërimi i fundit i Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim është goditje e fortë taktike e Kurtit ndaj Vuçitit. Ky i fundit lozi lojën e blofit në të cilën ra vet, zëvendësimi i deputetëve dhe ministrit serb në institucione të Kosovës e ka vu në lajthitje Vuçiqin. I ndodhur në situatën paradoksale për të, kërcënoi BE-në me mos pjesëmarrje në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit me 6 dhjetor në Tiranë. Kushdo që ka besuar se Vuçiqi ka ndryshuar e ka gabim, me ofendimet e fundit ndaj Kurtit, Rashiçit e Trajkoviçit po edhe kundër zyrtarëve të BE-së, dëshmojnë më së miri se Vuçiqi nuk ka ndryshuar, ka mbetur tellalli i Sheshelit, mbështetës i Millosheviçit dhe argat i Putinit.

Dështimet e Vuçiqit, rrjedhimisht sukseset e Kurtit për më pak se dy vjet janë këto: reciprociteti për letërnjoftimet, anulimi për mbajtjen e referendumit serb, ndalimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, vendimi për vendosjen e stikersave në kufi, luftimi i kontrabandës në veri dhe e fundit vendimi për zëvendësimin e deputetëve dhe ministrit në fjalë. Edhe vendimi për targa është anuluar përkohësisht, me Serbinë e dërrmuar nga vendimet e ligjshme të Kosovës, diçka e pabesuar për Vuçiqin, i mësuar me fitore ndaj ish-pushtetarëve servilë e të korruptuar. I ndodhur përballë realitetit të pandryshuar, presidenti serb po nxjerr në pah anën e tij origjinale, urrejtjen ndaj çdo gjëje shqiptare. Duke e quajtur Kurtin “terrorist”, Vuçiqi ka harruar se vet është i tillë. Ishte po ky njeri që kërcënonte: “Ju bombardoni, dhe e vrisni një serb, ne do t’i vrasim 100 myslimanë dhe të shohim se a do të guxojë bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër t’i godasë pozicionet serbe dhe të sillet ashtu me popullin serb”, kështu deklaronte njeriu që sot akuzon dikë që e mbron vendin e tij, shtetin dhe qytetarët e vet. I demoluar nga humbjet, Vuçiqit i ka humb rruga në oborr. Deri tani janë pesë humbje të Vuçiqit përballë Kurtit, rezultatet pritet të shtohen, kjo edhe po e çmend presidentin serb, ish-zëdhënësin e Sheshelit dhe Millosheviçit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani: Ne kemi kërkuar ndihmë nga SHBA-të, sikur të mund të thosha që kemi politikë serioze anti-korrupsion

Story i radhës

​Marshim me biçikleta, dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është zgjidhje

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë