Kurti dhe Lajçak takohen në Greqi, diskutohen hapat e mëtejshëm të dialogut Kosovë-Serbi

1 minut lexim

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Greqi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajçak publikoi një fotografi me Kurtin në Twitter, ku shkroi se folën për hapat e mëtejshëm në dialog, raporton Gazeta Express.

“Në margjinat e datës Symi Symposium-it të 24-të, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe Dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në Dialog”, shkroi diplomati sllovak.

 

Kurti dhe Lajçak u takuan margjinat e simpoziumit të 24-të “Symi” në Athinë, që është mbledhje vjetore që bashkon politikanë, intelektualë, sipërmarrës e shkencëtarë për të diskutuar lidhur me çështjet urgjente të kohës./express

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asnjë person nuk është vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Story i radhës

Dhunoi djalin dhe i vuri flakën banesës, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Të fundit nga