Kurti deklarohet për vizitën në Sarajevë: Me Bosnjën kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa dallime

December 7, 2024
min lexim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vizitën në Sarajevë e nisi duke vendosur lule pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës, në kujtim të 1 mijë e 601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se ky memorial mban gjallë kujtimin për krimet dhe masakrat e kryera gjatës luftës në Bosnjë dhe rikujton brutalitetin e regjimit të Serbisë së Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Përgjatë ditës zhvilluam takime me dy anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës; Denis Bećirović, anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Željko Komšić, anëtarin kroat të Presidencës”.

“U mirëpritëm nga Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikšić dhe zëvendëspresidenti i Federatës, gjenerali Refik Lendo”.

“Gjithashtu, takime të ndara patëm edhe me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegović, dhe Kryetarin e Partisë për Bosnjën dhe Hercegovinën (Stranzka za BiH), Semir Efendić”.

“Kurse në mbrëmje, para se të takoheshim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në Sarajevë, që na pritën fort ngrohtë, mora pjesë në një diskutim cilësor rreth marrëdhënieve rajonale të organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krugg 99”, shkroi Kurti.

Tutje, Kurti tha se në secilin prej takimeve, thekset kryesore ishin tek marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe mundësitë që të dy vendet kanë për më shumë bashkëpunim dhe më shumë shkëmbime në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe arsimit.

“Me Bosnjën dhe Hercegovinën ka shumë më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, sesa që kemi dallime. Sfidat i kemi të përbashkëta, andaj edhe duhet të punojmë bashkërisht në kapitalizimin e mundësive dhe interesave të përbashkëta për integrim euro-atlantik, zhvillim, siguri dhe paqe”.

“Falënderoj përfaqësuesit e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës për mikpritjen. Nga 1 janari 2025 qytetarët e këtij vendi do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt Kosovës me letërnjoftime. Institucionet tona po bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme që zbatimi i marrëveshjes për lëvizje me letërnjoftime të shkojë mbarë. Ne i mirëpresim qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, e le të përfitojnë nga kjo mundësi që padyshim do të rrisë shkëmbimet dhe miqësinë”, shkroi Kurti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sigurimi i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit pëson aksident në Debrca, tre të lënduar

Story i radhës

SPAK kontrollon shtëpinë e Veliajt, Mërtiri: Ky institucion e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë