kurti besa bese se dardanet do te na bejne krenar 641f281fd7c72

Kurti: “Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar

March 25, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në “Facebook” para fillimit të ndeshjes mes Izraelit dhe Kombëtares së Kosovës.

Kosova e fillon sot ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024, ku përballet në “Bloomfield” të Tel Avivit me Izraelin.

Në postimin e tij në “Facebook”, Kurti u shpreh optimistë për kualifikim tutje në Euro 2024, ku tha se me lojtarët aktual motivi dhe etja për fitore është e madhe se kurrë.

“Pas pak nisim rrugëtimin tonë të dytë për kualifikim në Kampionatin Evropian. Kësaj radhe me qëllim dhe bindje edhe më të fortë që nga Grupi I, do të vazhdojmë në EURO 2024.

Përderisa kjo është hera e parë që do të ndeshemi me Izraelin, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, sot shënon moment historik duke u bërë i pari lojtar që luan ndeshjen e 50 me ekipin e Kosovës.

Në krye me Vedat Muriqin, Kosova do të sulmojë me Rashicën dhe Zhegrovën, do të kontrollojë mesfushën me Celinën, Dreshevic dhe Muslija, do të mbrojë sulmin e kundërshtarit me Rrahmanin, Vojvodën, Kryeziun dhe Paqaradën, ndërsa portën do ta ruaj Arijanet Muric. Me këta emra si dhe me të tjerët që përfaqësojnë më të mirët e Kosovës, padyshim që motivi dhe etja për fitore është më e madhe se kurrë.

“Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar.

Jemi me ju, sot dhe në çdo ndeshje që do ta luani në Kosovë dhe në vendet tjera”, shkroi Kurti në “Facebook”.

Kosova gjenden në Grupin I të këtyre kualifikimeve, së bashku me Zvicrën, Bjellorusinë, Rumaninë, Izraelin dhe Andorrën.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vdekja e 6 vjecares inspektorati nuk konstaton gabim mjekesor 641f211d72d61
Story i mëparshëm

Vdekja e 6 vjeçares, inspektorati nuk konstaton gabim mjekësor

shba 23 viktima nga tornadot ne mississippi 641f289902362
Story i radhës

SHBA, 23 viktima nga tornadot në Mississippi

Të fundit nga

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë