“Kurrë s’u ngina me ty”, Koci i emocionuar rrëfen momentin kur nëna e kishte identifikuar trupin e Faton Hajrizit

min lexim

Avokati Arianit Koci, ka zbuluar detaje nga procedurat që janë bërë për identifikimin e trupit të Faton Hajrizit që ishte vrarë në Lloznië të Serbisë.Koci ka thënë se ka qenë tepër te vështirë dhe se autoritetet serbe kishin vendosur disa kushte.

“Çdo shtetas i kosovar e meriton që trupi i tij të kthehet këtu. Ka pas rezistencë të hatashme që të kthehet trupi i Faton Hajrizit. Janë qitë disa kushte. E i fundit ka qenë kushti që nana e tij me shku e me iu marrë pshtyma”, ka thënë Koci.

Avokati ka thënë se ndihmën për kthimin e trupit të Faton Hajrizit kurrë nuk do ta kishte bërë për para.

“Unë s’kam dashtë t’i zbulojë të gjitha detajet. Për me pagesë kurrë s’e kisha kry këtë punë sepse kam pasur rreziqe serioze. Kjo punë s’bëhet për pare. Unë do të jem i gatshëm sa herë që të ka nevojë ndonjë kosovar. Ia kam marrë dorën”, ka thënë avokati Koci.

Avokati Koci ka rrëfyer edhe për momentet brenda stacionit policor dhe për bisedat me policët serb.

“Unë kam shku në Lloznicë e jam fut tek kolegët e policit të vrarë. Kur ka ra pak tensioni. Më tha një polic, qysh iu kish duk me ardhë një avokat serb i veshur mirë e me kërku trupin e një polici që ka vra shqiptar”, ka shtuar tutje në FRONTAL të T7.

Ai ka treguar edhe për momentet kur nëna e Faton Hajrizit e kishte parë trupin e djalit të saj të vrarë dhe se e kishte identifikuar që është Fatoni.Koci ka thënë se momenti kur nëna e Faton Hajrizit e ka parë kufomën ka qenë emocional.

“Kur e kem pru kufomën, para se me e pa nëna e Fatonit kufomën, kam kërkua që me na i tregu të gjitha karakteristikat e trupit. Krejt na i ka shpjegu, të gjitha detajet, që kur të shkojmë aty me i identifiku.Ishte interesant që nana se si e ka pa trupin, pa i këqyre detajet ka thanë ky është Fatoni. Kufoma ka qenë në gjendje jo të mirë, por jo e pa identifikueshme. E ka përqaf e i tha “kurrë s’u ngina me ty”. Ka pasur shumë momente emocionale”, ka thënë i emocionuar avokati Koci.

Story i mëparshëm

E veshur në bikini, Roza Lati nxjerrë në pah të pasmet

Story i radhës

Mucunski i zhgënjyer nga Gjorgievi, “minohen pozitat e politikës së jashtme të shtetit”

Të fundit nga