Kur u bastis shtëpia e Afrim Tovërlanit! Regjimi serb sulmonte sportistët e Kosovës, goditi Përnokajn dhe Avdylin 

November 1, 2022
min lexim

A e dini se Lidhja e Futbollit e Maqedonisë refuzoi ndeshjen Shkëndija e Tetovës dhe Kombëtarja e Kosovës  (me 5 prill 1992), kurse lejen për zhvillimin e ndeshjes në Tetovë e dha Qeveria e Maqedonisë.

A e dini se ndeshjen Shkëndija – kombëtarja e Kosovës, u referua nga Shinasi Berisha, Shyqeri Gashi dhe Shukri Hoxha.

A e dini se Ibrahim Domi shënoi dy gola, Ramiz Krasnqi 1 dhe Genc Hoxha 1 për Kosovën dhe për Shkëndijen Kuriu (nga penalltia) e Neziri. 

A e dini se në vitin 1991 në Kuvendin që u mbajt në Ujmirë, morën pjesë edhe të caktuarit nga Lidhja e Sporteve të Pavarura të Kosovës: Muhamet Berisha, Skënder Selmani e Musa Alaj, u formua Lidhja e Sporteve të Pavarura të komunës së Klinës. Kryetar u zgjodh Ndue Marku, sekretar Miftar Dragidella. Po ashtu u formua edhe Lidhja Futbollistike e Klinës, ku kryetar u zgjodh Miftar Dragidella. Pasi Lidhja e Sporteve të Pavarura të komunës së Klinës vendosi që të gjitha klubet sportive të ndryshojnë emrat (nga Malishgan, Mirusha, Boksiti, Klina) në Dukagjini, kryetar i parë i KF Dukagjini u zgjodh Miftar Dragidella, i cili në mungesë të gjyqtarëve të caktuar disa herë gjykoi ndeshjet në Ligën e Kosovës, ku luante klubi i tij. 

A e dini se KF Dukagjini i Klinës startoi në Ligën e Kosovës në sezonin 1992/93, me trajner Nikollë Gojanin, kur luhej në 4 grupe. Pas shkuarjes së tij në Gjermani, kryetar i Klubit u zgjodh Mark Përnokaj e drejtor Arbon Desku.

Në sezonin 1993/94 me kontributin e madh te Arbon Deskut, Dukagjini u shpall kampion i Kosovës. 

A e dini se në ato vite aktivitet të madh tregonte FR i LDK-së që në bashkëpunim me Lidhjen futbollistike të Klinës formuan Ligën komunale në futboll të vogël si dhe me komunat: Pejë, Istog e Deçan edhe Ligën ndërkomunale. Me ligën komunale udhëhoqën Fatmir Elezaj e Miftar Dragidella.

A e dini se në ato vite në futboll dhe futboll të vogël kontribuan edhe Bardhec Mrijaj, Xhevdet Buçani, Tunë Dedaj, Xhavit Thaçi, Bardhec Laci, Franë Simonaj, Rexhep Veseli, Nikollê Prenaj, Sali Marmullaku, Mujë Marmullaku, Hamdi Veseli, Tush Dedaj, Xhevat Gashi, Gjon Prenaj, Haxhi Ibishi, Rexhep Gashi, Sadik Elezaj, Rexhep Morina, Ejup Agushi, Gjokë Marniku, Ndrecë Përgjokaj, Binak Syla, Brahim Elezaj, Haxhi … (Gjurgjevik i Madh), Ramiz Rrusta, Sokol Bashota, Xhafer Berisha, Fadil Fazliu, Bedri Manaj, Ahmet Bojaj, Lorenc Zefi e disa të tjerë.

A e dini se delegati i boksit Sabri Ibrahimi u dënua me 300 marka nga milicia serbe në vitin 1997 në turneun “7 shtatori” që u mbajt në Kaçanik.  Kupën e dorëzoi Ismajl Kasumi, kryetar i Federatës së Sporteve të Kosovës dhe para syve të milicisë serbe.  

A e dini se në fshatin Gjinoc në ndeshjen mes KF Liria e Prizrenit dhe KF Dukagjinit të Klinës,  brutalisht hynë 8 pingzauera me 40-50 milicë të armatosur. “Brutalisht na rrahën dhe na dërguan në stacionin e policisë në Therandë”, tregon Sinan Osmani, trajner i KF Lirisë në ato vite.

A e dini se gjatë ndërprerjes së ndeshjes në Gjinoc, Liria – Dukagjini, kryetari i KF Dukagjinit të Klinës, Mark Përnokaj, goditet në fytyrë nga milicia serbe.

A e dini se Shaip Shala, veprimtar i shquar i futbollit në Rahovec, kur udhëtonin si mysafirë nëpër postblloqe të milicisë serbe, i fshihnin pajisjet, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

A e dini se ndeshja kampionale mes Rahovecit dhe Prishtinës, u ndërpre në minutën 70-të nga regjimi serb.

A e di i se Rahoveci i ka zhvilluar lojërat si skuadra vendase në Studençan, Rogovë të Hasit dhe Maxhare të Malishevës. 

A e dini se Fadil Vuçitërna ka qenë prej sulmuesve më të mirë nga Rahoveci. 

A e dini se në Malishevë të Gjilanit janë luajtur ndeshjet e Kampionatit të Kosovës në futboll.

A e dini se në “Selami Hallaqi” në Gjilan janë luajtur sportet me dorë.

A e dini se Bahri Shemsedini ka qenë kryetar i Lidhjes së Futbollit të Rajonit të Ferizajt, nënkryetar Muhamet Avdyli, sekretar Iljaz Mjaku dhe anëtar Ahmet Sylejmani e Abdurrahim Islami.

A e dini se Afrim Tovërlani iu është bastisur shtëpia (viti 1993) në lagjen Aktash nga milicia e regjimit serb. Asnjë shtëpi tjetër nuk ishte bastisur përveç e Tovërlanit. Tovërlani është godit me kondak të automatikut në nofull, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Nofullën në vend ia kanë kthyer Dr. Ngadhnjim Domi, Osman Sejfija e anestiozologu Shpend Pula.

A e dini se Muhamet Avdyli, trajnerit të KF Tefik Çangës së Tërrnit, iu është fut tyta e automatikut në fyt nga milicia serbe, pastaj është goditur keq në fytyrë, kjo ka ndodhur në vitin 1993 kur u ndërpre ndeshje Tefik Çanga – Vjosa.

A e dini se në Kçiq u ndërpre loja ndërpre mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Feronikelit.
“Kishim lojë për Kupë në fshatin Kçiq kundër Kosovës së Vushtrrisë dhe në momentet e ndeshjes erdhën forcat çetnike serbe duke e ndaluar lojën në mënyrën më të keqe duke na hedhur atë rrjetën me ato autoblindat famëkeqe. Në ato momente u ndamë lojtarët disa duke ikur e disa i kapen me rrjete, ne që ikëm ashtu në uniforma kaluam lumin e  arave duke u drejtuar në drejtim të rrugës kryesore (isha unë Islam Demaku dhe disa bashkëlojtarë te tjerë, ndërsa vëllau im Hajrizi me pjesën tjetër ishin kapur dhe dërguar në stacion të milicisë në Vushtrri në krye të saj qëndronte komandant Vuçina, ku ata u maltretuan dhe u tallen në mënyrën më të poshtër.
Kurse unë me Islamin dhe shokët tjerë patëm fatin më të lehtë duke patur të rrezikuar vetëm udhëtimin sepse nuk na merrte kush deri dikur vonë ndaloj një Yugo, vetur e bardh e cila na ofroj deri të rrethi tash i ri në Prishtinë të Kazerma “Adem Jashari”.

Aty zbritem kah ora 00:30 e natës, e ku për fat erdhën edhe pjesa tjetër e ekipit qe ishin maltretuar në stacion të milicisë. Ishte ditë e keqe dhe mbrrijtëm në shtëpi afër orës 02:00 ku familjet tona s’dinin asgjë për neve”, tregon Arton Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A e dini se trajneri i hendbollit përkatësisht KH Vjosës së Shtimes, Haki Baftiu, është kërcënuar rëndë nga milicia serbe.

A e dini se Emin Ajvazin, trajneri llapjan, dy milicë të pushtuesit serb e morën në shtëpi dhe e dërguan në stacion, u morë në bisedë informative për disa orë nga sigurimi shtetëror famëkeq, duke u pyetur për aktivitetet e futbollit të Republikës së Kosovës.

A e dini se ndeshja Vjosa – Mushtishti (1996) ka qenë histori në vete, u ndërpre, ku ndërhyri me autoblinda e pizgauera milicia serbe.

A e dini se Mark Përnokaj, kryetar i KF Dukagjinit, ka qenë më meritori që u bë një fushë futbolli në Zllakuçan në vitet e 90-ta, ku u luajt edhe finalja e Kampionatit të Kosovës. 

A e dini se trajnerët dhe gjyqtarët nga Peja dhe Gjakova, janë ndër të parët që janë rrahur nga milicia serbe. “Sa unë mbaj në mend referi dhe trajnerët të parë janë rrahë në Gjakovë e ata janë Ramiz Peshteri dhe i ndjeri Flamur Vala”, tregon Shyqeri Gashi.

A e dini se atleti Gazmend Doli u rrah keq nga milicia serbe.

“Edhe një rrëfim për veprimtarin sportive në vitet e nëndhjeta në të cilin zhvillonim pa u ndalur rezistencën sportive. Behet fjale për sportin e atletikës respektivisht për atletin tim Gazmend Doli, i cili kishte marrur pjesë në gjysmë maratonë 21 kilometra në Podujevë deri në kufi me Serbinë.

Ai kishte zënë plasman të mirë  dhe kishte marrë diplomë për suksesin e arritur.

Duke u kthyer nga Podujeva në Prishtine për të vazhduar në Gjakovë në stacionin e autobusëve të Prishtinës e ndalojnë policia serbe duke legjitimuar. Ndërkohë, pas shumë pyetjeve ja shohin diplomën e Republikës së Kosovës, duke e pyetur çfarë është kjo diplomë? Gazmendi, ju kthen; fitore në gjysmë maratonë.

Ku keni vrapuar ishte pyetja e radhës, Gazmendi, pa sherr ju përgjigjet nga Podujeva deri në kufi me Serbinë.

Kur policët e dëgjojnë që Gazmendi ju tha deri në kufi të Serbisë, ata u  “çartallisen” duke i bërtitur e hodhën çantën sportive e diplomën e Gazmendit përtoke dhe duke i thënë; se krejt këtu është Serbi dhe fjalë tjera kërcënues. Pastaj e marrin dhe dërgojnë në stacion policor duke e traumatizuar psiqikisht dhe pas dy  orëve e lirojnë me kërcënim; që nëse edhe njëherë do merr pjesë në këso lloj gara do të burgoset shumë vite”, tregon Agron Muçaku, atlet veteran.

A e dini se më shumë sakrifica është mbajtur atletika gjallë duke u organizuar garat në thellësi të qytetit siç ishte rasti në dy garat republikane për nderë të ditës se Flamurit të mbajtura në Gjakovë në vitin 1992 dhe 1997. “Gjithashtu gara kemi mbajtur edhe nëpër shumë fshatra të Kosovës”, thotë Agron Muçaku ish trajner i klubit të atletikes Vëllaznimi në Gjakovë i gjeneratës së Republikës së Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani: Ende nuk kemi vendosur nëse do të dërgojmë ambasador në Moskë

Story i radhës

Lëvizja Besa fton partitë shqiptare në takim për heqjen e 20% nga Kushtetuta

Të fundit nga

ShkoLartë