Kur tradita takohet me të tashmen, Dortmundi prezanton fanellat e sezonit 2022/23

May 13, 2022
1 minut lexim

Skuadra gjermane Borussia Dortmund ka bërë sot prezantimin e fanellave të reja për sezonin 2022/23.

Kësaj radhe, Dortmundi do të ketë një kombinim tejet interesant në fanellat e reja, ku tradita e klubit takohet me të tashmen.

Ngjyrat në fanellë do të jenë si ato të kaluarat, ku mbretëron ngjyra e verdhë me disa vija të zeza, dizajn ky i bërë nga brendi “Puma”.

Më poshtë e gjeni komunikatën e Dortmundit për fanellat e reja të sezonit 2022/23.

“19 dhjetor 1909: Ne shikojmë përmes dritareve të Sallës së Pasqyrave në restorantin “Wildschütz” dhe shohim se si 18 të rinj themeluan Ballspielverein Borussia në Borsigplatz si produkt i rebelimit. Përkundër të gjitha pengesave, anëtarët themelues nuk e lanë veten të largohen nga qëllimi i tyre dhe kështu hodhën themelet për vlerat e klubit.

Më shumë se 100 vite më vonë, ne lëvizim nga vendlindja e BVB në SIGNAL IDUNA PARK. Ne shohim fanellën e re të shtëpisë për sezonin 2022/23 dhe vendin: traditën dhe modernen – dhe dritaret e “Wildschütz”. Ato janë të vendosura në fanellë si model dhe lidhin të kaluarën me të tashmen”, shkruante në komunikatën e Dortmundit.

Ndërkaq, fanella e re e Dortmundit duket kështu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Afrimiteti në çiftin midis një Luani dhe një Luani: ndërmjet alkimisë dhe krenarisë

Story i radhës

Gjobitet vozitësi dhe kompania që kanë shkaktuar kundërvajtje në trafik

Të fundit nga

ShkoLartë