Gjobitet vozitësi dhe kompania që kanë shkaktuar kundërvajtje në trafik

Drejtoria rajonale e Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan në vazhdimësi ndërmerr veprime ndaj vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje duke rrezikuar vetën e tyre por edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugorë.

Është shqiptuar gjobë ndaj kompanisë dhe vozitësit i cili ka drejtuar automjetin transportues duke tërhequr rimorkion në të cilën transportonte ngarkesë përtej masave të parapara me ligj, të cilën nuk e ka sinjalizuar me tabele përkatëse dhe nuk është pajisur me leje të veçantë për të siguruar përcjellje të veçantë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka planifikuar aktivitete të shtuara në ditët në vijim me tolerancë zero për të gjithë  pjesëmarrësit që nuk respektojnë rregullat dhe shënjat në komunikacionin rrugorë.

Këto aktivitete shtesë bëhen më qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në komunikacionin rrugorë sidomos aksidenteve me fatalitet.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur tradita takohet me të tashmen, Dortmundi prezanton fanellat e sezonit 2022/23

Story i radhës

Kujtim Shala: Isha i suspenduar pas eksesit në Sarajevë 

Të fundit nga