1. “Ish-i im bënte çfarëdolloj intrige për të bërë të dukej sikur unë tradhtoja të dashurën time të re. Në fakt s’kisha arsye pse ta tradhtoja, kur shijet e mia ishin përmirësuar kaq shumë.”
2. “Ajo ishte gënjeshtare e sëmurë. Më thoshta vazhdimisht se po priste fëmijën tim dhe unë gjithnjë e më shumë isha i lumtur që kisha kuptuar në kohë ç’lloj mashtruese ishte.”
3. “Pas ca takimeve të parë, shkuam për të takuar prindërit e saj. Unë piva një birrë me të atin kurse ajo, u ngjit në pjesën lart të shtëpisë dhe bëri seks me kunatin e saj. Pastaj, si të mos kishte ndodhur asgjë dhe u largua me mua për t’ja nisur nga e para me takimin. Falë Zotit e zbulova shpejt dhe u ndava në kohë.”
4. “Ajo kishte një kopje të çelsave të shtëpisë sime dhe më vodhi qenin pasi u ndamë. Pastaj, më telefonoi për të më thënë se e kishte gjetur të humbur pranë lagjjes së saj, por i doli gënjeshtra sepse zona ka kamera. Qëni im i shkretë dukej konfuz.”
5. “Ajo erdhi papritur në shtëpinë e prindërve të mi ku unë isha me të dashurën e re dhe i tha atyre që ne të dy s’mund të ndaheshim sepse kishim bërë seks. Sipas saj, meqë kjo kishte ndodhur duhet të ishim partnerë për gjithë jetën. Edhe prindërit e mi që janë paksa konservatorë filluan të qeshnin, imagjinoni çfarë skene…”
6. “Ai kaloi oqeanin për të më mbështetur kur im atë ndërroi jetë papritur dhe fiks në ditën e funeralit të tij më kërkoi të ndaheshim.”
7. “Më tradhtoi dhe jo vetëm një herë. Pastaj kur u ndamë përfundimisht, i tha prindërve të mi që unë s’isha gjë në shtrat.”
8. “Më tradhtoi dhe kur e përballa tha se po testonte “besnikërinë time”. Donte të shihte a do të qëndroja krah tij në çdo lloj situate.”
9. “Ish-i im bëri një tatuazh në krah ku shkruante “Më fal”. Pastaj pas dy vitesh u lidh me një prej kushërinjve të mi.”
10. “Unë dhe im shoq ishim bashkë që në gjimnaz. Pas 4 fëmijëve dhe 16 viteve martesë, më tradhtoi, por s’ma tregoi për 1 vit rresht. Vendosi të ma thoshte kur isha në mes të kimioterapive që bëja për kancerin e gjirit. Isha pa flokë dhe vetëm me një gji.Kisha humbur nënën 10 ditë më parë dhe fiks atë ditë ishte ditëlindja ime. Koha perfekte. Kjo ndodhi 12 vite më parë. Sot jam e shëndetshme, fëmijët i kam të mrekullueshëm dhe me atë jam divorcuar.”
11. “Ajo bleu vetë unazën e fejesës kur unë i thoja të mos e blinte. E lashë sapo dolëm nga dyqani. Një muaj më vonë më mori në telefon e nevrikosur dhe jo vetëm që më kërkonte llogari pse s’e kisha propozuar, por më tha t’i paguaja unazën që kishte blerë vetë.”
12. “Ish i fejuari im u martua me motrën time.”
13. “Ajo më ka dhuruar veshkën. Edhe pse kemi shumë kohë të ndarë ende ma kujton pa hezitim sa njeri i mrekullueshëm është që vendosi në sekondë ta bënte atë që bëri.”