Kur të bojkotuarit nga populli, bojkotuan të zgjedhurit e popullit! Çfarë hipokrizie dhe injorance!

February 18, 2022
min lexim

Klanet mafioze të emëruara në parti, sot në shenjë që nuk e di arsyen por i bojkotuan fjalimet e Presidentes dhë Kryeministrit në seancën solemne në 14 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Dardanisë.

Nuk i di arsyet e vërteta sepse është vështirë t’i identifikosh por, nëse ato lexohen në fytyrat e deputetëve të klaneve partiake, qenkan trazuar bile edhe keq, posaqërishtë klani hajduto- kriminalo-tradhëtar i PDK-së, i AAK-së dhe për habinë, anipse edhe nuk duhet habitur se në çfarë gjendje ka ra edhe LDK, këto dy të parat, me arsye se nuk ua paskan përmend emrat e atyre që sot qëndrojnë brenda qelive të Hagës, të cilët, për 20 vite, e vjedhën, e vranë, e shiten dhe e tradhëtuan këtë popull në bashkëpunim me armikun dhe xhelatin shekullor- Serbinë.

PDK-së, i ka mbetur shumë hatri se, nuk ia paskan përmend emrin e Hashim Thaçit, “themeluesit të UÇK-së, çlirimtarit të Dardanisë, shpallësit, lexo, lexuesit të tekstit të imponuarë të pavarësisë”, tradhëtarit kinse të atdheut, bashkëpunëtorit të ngushtë të Serbisë, falësit të territorit të Dardanisë, ndarësit të qytetit të Mitrovicës në vitin 1999 në bashkëpunim me KFOR-in francez, refuzimin i lutjeve dhe kërkesave të qytetarëve shqiptarë të veriut pér t’u kthyer në shtëpitë e tyre dhe injorimit të lotëve, lutjeve dhe britmave të grave, pleqëve dhe fëmijëve për t’u kthyer në oxhakun e shtëpive të tyre, zbatimin e marrëveshjeve të fshehta rreth ndarjës së Dardanisë.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Dardanisé, në koordinim me Vuqiqin, Edvin Kristaq Ramën, me kryeatdhetarit të kombit dhe bashkëpartiakët të cilët me mburrje e vazhdojnë politikën e ish udhëheqësit partiak, duke e riniuar dhe aktualizuar edhe njëherë në momentet kyqe për Dardaninë, korigjimin e kufijve sipas këtyre propozuësve se Serbisë duhet dhënë diqka.

Nga kush? Nga dy nënkryetarët e partisë, nga ish-ministria e jashtme dhe nga keyetari grupit parlamentar. Këta pas ardhjes së politikës dështuese e shkatërruese të Dardanisé, qëndrojnë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e Vuqiqit, Ramës dhe Thaçit, në vlugun e bisedimëve të cilët me këto veprime, po i japin krahë Serbisë për mos me hjek dorë nga idetë e tyre për ndarje, edhe pse kundër qëndrimëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ripotencuara tani nga Presidenti dhe lobuesi më i fuqishëm krah Lobit Shqiptar në SHBA, për çlirim, pavarësi, sovranitet dhë integritet teritorial.

Po e afirmojnë dhe zellshëm e përkrahin tradhtin, po e afirmojnë krimin, hajnin, korrupsionin dhe pasurimin e jashtëligjshëm, si haraq ndaj popullit për “luftën të cilët e paskan bérë pér çlirimin e Dardanisë”.

Në të cilat fronte të luftës? Në bunkerat e “ Rognerit” të Tiranës.

Kush i vrau bijtë dhe bijat më të devotshme të atdheut? Kush i vrau bashkëpunëtorët, nacionalistet dhe përkrahësit të arkitektit të pavarësisë dhe shtetit të Dardanisë, Dr. Ibrahim Rugovës? I cili, më vështirë e ka pasur me këta LPK-ovcat e Enver Hoxhës bashkëpunëtor të shërbimëve sekrete serbe, të cilët, bashkë me SHIK-un famkeq, bënë kërdi ndaj popullit të vetë.

Ibrahim Rugova, me të drejtë i patë quajtë, bashkpunëtor të Serbisë. E vërteta doli dhe po na del edhe në ditët e sotit në shesh. Po lajmërohen vet sepse i kanë ngrënë paratë e shkjaut, siç thojshin të vjetërit për shpiunat e atëhershëm të cilët punojshin fshehurazi natën për terr, ndërsa, këta të moderuarit, argat të sinqertë të shkjaut, punuan dhe vazhdojnë të punojnë hapur pa pikë turpi i cili iu mungonë.

Po i bojkotojnë ata të cilët i zgjodhi populli, ata, të cilët nuk u zgjodhën me sekseret e natës, ata të cilët, nuk e luten Listn Serbe, ata, të cilët, nuk bënë biznese me Radojqiqa e Veselinoviqëve, ata të cilët, nuk e pritën mëshirën nga Serbia se a do t’ua japin votën për t’u zgjedhur kryeministër. Ata, të cilët i falën 8200 hektar për postin e kryeministrit, ata të cilët, mbarojshin filma nëpër burgjet franceze duke e shndërruar tradhëtinë në patriotizëm, e çka jo.

E bojkotuan shpresën e popullit, duke i akuzuar se, për një vit, nuk bënë asgjë, se brenda një viti, të rinjët po largohen, se çdo gjë e paska marrë tat-pjetën më ardhjen e tyre në pushtet ndërsa, për 20 vite “nuk paska ndodhur asgjë e keqe”. Po, si ndodhi që brenda një viti të ndodhin të gjitha këto, ama, për 20 vite në pushtet nuk i paskan ndalur këto për të cilat e akuzojnë udhëheqjën e cila para një viti erdhi në pushtet më vullnetin e shumicës së popullit.

Zhgënjimi më i madhë është te LDK-ja ndaj të cilës është prit më shumë, që vërtetë kemi pasur pritje më të mëdha se kjo parti do t’i ketë shanset dhe mundësit t’i del krah këtij populli, anipse ai shumë rëndë e ndëshkojë. Kjo parti, për fatin e keq të saj, e vazhdojë po ato politika të ndyta e të dyshimta ashtu siç hynë ish udhëheqësit e saj në bashkëpunim më klanin Pronto- mafinë e cila nga gjykatat e kapura, i shpallën të pafajshëm, nuk po e kanë guximin të reformohen.

Themelin e pavarësisë, ia vuri gjaku i martirëve dhe dëshmorëve të rradhitur në formacionet e vërteta të UÇK-së e cila me oficerët kariere ia skuqen shpindën kriminelëve udhtarako policor serb siç ishte ajo e Betejës së Kosharës. Populli nuk do të lejojë që profiterët e kësaj lufte ta ndotin luftën e atyre të cilët u vranë për liri për përfitime personale dhe pushtet.

Ata, populli i identifikojë dhe bashk me ta edhe përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, i la jashtë politike e cila për qëllim e kishte t’ia dirëzojë pjeset më të pasura të territorit të Dardanisë, Trepça, Ujmani dhe pjesët tjera sepse, “ato na paskan qenë dhuratë e Rankoviqit prandaj, duhet pasur mirëkuptim ndaj Serbisë”.

Deshën, ta amnestojnë Serbinë nga krimet dhe gjenocidi i ushtruar ndaj popullatës shqiptare në mbrojtje të pragut të shtëpisë stérgjyshor dhe tokave shekullore mbi të cilat jetuan me shekuj.

Është tragjedi e jona se në përvjetoret si kjo e Pavarësisë së Dardanisë, pastaj, momenti gati historik i pranimit të përkohëshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Por, fatkeqësishtë, edhe për këtë mirënjohje të shtetit shqiptar i ndihmuar nga miku i ynë Amerika, në krye të qeverisë shqiptare qëndronë njeriu i cili në vend se t’i dal zotë Dardanisë, ai ia vuri thikën pas shpinde.

Për nderë të këtij i evenimenti, u organizua edhe një ceremoni rasti në të cilin duhet të flasë ai i cili shteti i tijë është në gjendje të rëndë ekonomike, politike, me krim dhe korrupsion të lartë dhe gjyqësi të kapur e të kontrolluar.

Ai, i cili, di agjendë kryesore gjatë vizitës së Neë Yorkut, ishte se si ta afirmojë iniciativën serbe, Ballkani i Hapur që, Dardaninë e la pas dore, e eliminojë si shtet sovran duke e anashkaluar, duke ia mundësuar Serbisë, fuqizimin ekonomik, politik deri të okupimi në heshtje edhe të Shqipërisë me mundësimin e realizimit të ëndërrës së saj, dalje në Adriatik, sipas kërkesave ruse.

Kryeministri Shqiptar i cili, i shtronë tepihun e kuq atij që e skuqi Dardaninë, Vuqiqit, për hatër të cilit, ia mbuloi bustën e heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, familje e cila i humbi 56 anëtarë që Dardania të jetë e lirë në tokën e saj shekullore. Ky, poashtu, me kërkesën e diktatorit turk, Rexhep Taip Erdogan, pranojë që në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të mësohet gjuha turke dhe e pranojë poshtërimin e tij duke i quajtur shqiptaret vëllezërë dhe duke ua shuar oukpimin Otoman 500 vjeçar, “ si miqësi”.

Duke e mohuar heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bile, duke e mbuluar edhe bustin e tij që mos të trazohet diktatori Erdogan i cili, në vend të shkollave dhe spitaleve, ndërtonë xhamia. Prandaj, une isha i mendimit se ky eveniment të bojkotohet mu për hirë të këtij kryeministri me damkën e tradhëtarit të kombit dhe bashkpunëtorit të Serbisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E dërguara e OKB-së : Tensionet në Ukrainë në pikën më të lartë që nga pushtimi i Krimesë

Story i radhës

Nuk është më pjesë e gjigantit muzikor, Era Istrefi jep lajmin e shumëpritur

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë