Kur Rama, Meta e Berisha përdorin gënjeshtrën për të vjedhur dhe sunduar

I. Ndërgjegjja e një shoqërie formohet ngadalë. Por shqiptarët e kanë pasur shumë të vështirë që, ata vetë, ta ndërtojnë koshiencën apo ndërgjegjen kolektive si shoqëri e shkolluar dhe me moralitet.

Shoqëritë e pazhvilluara kanë hequr shumë që të krijojnë ndërgjegjen e tyre kolektive me moralitet shoqëror, dhe në çastet kur juridikisht kanë dashur të formojnë demokracinë si sistem politik, prapambetja e tyre i ka hedhur drejt gënjeshtrës.

Edhe shqiptarët, në këta 30 vite që po rreken të formojë demokracinë në Shqipëri, gënjeshtra, si fenomen shoqëror, i ka dëmtuar shumë.

II.

Në këtë të ashtuquajturën demokraci shqiptare ka sunduar gënjeshtra. Kjo ndodhi se liderët e kësaj demokracie vinin nga një edukim fals dhe i gënjeshtërt, siç ishte komunizmi.

Moraliteti në qeverisje, është personalitet individual i burrit të Shtetit. Kurse këtu në Shqipëri, pushtetarët vetëm gënjejnë.

Sali Berisha e di gënjeshtrën simbol të orientalizmit banal që ai përfaqëson. Edi Rama e di gënjeshtrën shpikje artistike që e mban në pushtet. Ilir Meta e di gënjeshtrën një çudibërëse të hajdutëve.

E pse të zgjatimi. Të gjithë gënjejnë për arsyet që thamë në këtë analizë. Po, mirë që këta gënjejnë, po njerëzit si i besojnë.

Për këta besimtarë të gënjeshtrës së pushtetarëve të tyre, e thamë më lart se, gënjeshtra në Shqipëri ka qenë koshiencë kombëtare që, më së shumti, në kohët moderne ka ardhur nga gënjeshtra komuniste e veshur me ideologji, kurse në historinë shekullore, ajo ka qenë një infiltrim otoman.

Otomanizmi ka qenë një gënjeshtër e gjatë, e dhunshme njëlloj si ajo e 40 viteve komunizëm në Shqipëri. Sepse po ta shohësh me një arsye historike, komunizmi në Shqipëri, si hoxhizëm, ka qenë otomanizëm klasik.

III

Por, a do të kemi një shpëtim nga sundimi i gënjeshtrës? I vetmi shpëtim aktual është ndëshkimi i korrupsionit.

Dhe duhet të kujtohemi, se korrupsioni aktual si fenomen në Shqipëri është fenomen otomano-oriental, ku gënjeshtra banale është simbol i sundimit politik.

Por, pikërisht nga ky fenomen ka ardhur edhe korrupsioni i lartë shtetëror. Kurse, vendosja e ligjit, duke goditur ashpër korrupsionin e lartë shtetëror, fillon ta shkëpusë shoqërinë nga adhurimi i gënjeshtrës së pushtetarit që i sundon.

Duhet ta përmendim se është aksiomë që: i sunduari e adhuron gënjeshtrën e sunduesit si pushtet politik. E keni parë si bërtasin turmat kur gënjehen nëpër sheshet e Shqipërisë?

Ja, kjo është natyra që ka krijuar gënjeshtra shekullore me sundim politiko-tiranik dhe pa ligj në Shqipëri.

Po, a kemi shpresë?

Po, shpresa e shqiptarëve ka filluar.

Lufta kundër korrupsionit me ligj drastik dhe ndëshkim masiv, është hapi i parë që do të godasë gënjeshtrën si ndërgjegje shoqërore në Shqipëri.

Me goditjen e korrupsionit, fillon frika e gënjeshtarit dhe humbet forca shoqërore e gënjeshtrës. Prandaj, i vetmi shpëtim aktual është ndëshkimi i korrupsionit.

Kurse aksioni i moralitetit, me goditjen kundër korrupsionit të lartë shtetëror duhet ta kthejë shoqërinë shqiptare për të kaluar nga adhurimi gënjeshtrës, tek adhurimi i së vërtetës.

Ky pra duhet të jetë fenomeni i ri i ndërgjegjes shoqërore në Shqipëri: kalimi nga adhurimi i gënjeshtrës, tek adhurimi me respekt madhor i së vërtetës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Granit Xhaka: Ta mposhtim Serbinë!

Story i radhës

Taravari do konsultohet me organet partiake për çdo vendim/ Qeveria bën gati pakon e resoreve për ASH

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish