Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitimi i Nintendo vitin e kaluar fiskal u rrit në një rekord prej 490.60 miliardë jenësh japonezë, ose afërsisht 2.9 miliardë euro.

Është një rritje prej 13.4 për qind, njoftoi sot në një raport prodhuesi japonez i videolojërave, transmeton Telegrafi.

 

Sipas raportimeve, fitimet rekord janë kryesisht rezultat i filmit të suksesshëm “The Super Mario Bros Movie” dhe kursit të dobët të këmbimit të jenit në krahasim me dollarin dhe monedhat e tjera botërore, raporton agjencia Kyodo.

Të ardhurat e Nintendo u rritën 4.4 për qind në 1.67 trilion jen në të njëjtën periudhë, falë shitjeve të forta të videolojës The Legend of Zelda: Tears of the Kingdom dhe titujve që lidhen me ekskluzivitetin Super Mario.

“The Super Mario Bros Movie” u shfaq në kinema në prill 2023 dhe u bë filmi i dytë i animuar me fitimet më të larta në histori, falë të cilit shitjet e Nintendo në departamente të caktuara u rritën me 81.6 për qind.

Shitjet totale të konzolave Nintendo’s Switch, të cilat kanë qenë në treg për shtatë vjet, ranë me 12.6 për qind vitin e kaluar fiskal.

Kompania tha gjithashtu se do të hapë një muze Nintendo në prefekturën e Kiotos të Japonisë këtë vjeshtë për të rritur bazën e fansave të saj.

Story i mëparshëm

Përdorimi i inteligjencës artificiale në fushatën presidenciale në SHBA

Story i radhës

Në Zveçan vendosen kamerat në hapësirat publike, qytetarët e mirëpresin

Të fundit nga