Kur plotësohen dëshirat e shpirtit, shpirti qetësohet!

min lexim

Ta dini se jam shumë krenare për të gjithë ju që përpiqeni të ndryshoni jetën tuaj, një hap i vogël në kohë. Për të gjithë ju që merrni vendimin për të bërë diçka ndryshe, i ofroni vetes një autokujdes bazë.

Dje një mikesha ime më dërgoi mesazhin e mëposhtëm: “Nuk mundesha më brenda. Shkova në breg të detit” dhe, bashkë me mesazhin, më dërgoi edhe dy foto nate nga deti. Ky është një shembull i shkëlqyer i kujdesit për veten dhe ndryshimit personal – kur jemi të stresuar dhe zgjedhim të bëjmë diçka ndryshe, të qetësohemi.

Me të drejtë do më thoni “dhe ngaqë e bëri një herë, i ndryshoi jeta?”. Natyrisht jo! Por perceptimi i saj për atë që mund të bëjë ka ndryshuar. Ka ndryshuar perceptimi i saj nëse është e burgosur i moralit apo nëse ka një zgjedhje. Sepse sa herë që bëjmë një zgjedhje ndryshe, një akt për për të mirën tonë, një akt kujdesi për veten, kjo aftësi e re regjistrohet në trurin tonë.

Dhe sa më shumë e praktikojmë, aq më shumë regjistrohet në neuronet e trurit dhe zhvillohet/bëhet mësimi i ri. Dhe kështu vjen ndryshimi për mirë në jetën tonë: kur zgjedhim të bëjmë diçka ndryshe nga më parë, kur vërejmë ndryshimin brenda nesh dhe kur përsërisim të njëjtën gjë të mirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Story i radhës

Zidane tregon pse e refuzoi Manchester United

Të fundit nga