Pse po vajtoni dhe pa asnjë arsye po derdhni lot, madje lot krokodili.
Albini Albini….
Po kush e solli Albinin në pushtet?
Mjerimi që u shkaktua nga ju, për 20 vjet.
Albini, respektivisht koalicioni me Listën „Guxo“ edhe pse e pa regjistruar si subjekt politik i fitoi mbi 51% të votave.
Pse u votua ky koalicion, me mbi 51%?!
Sepse ju e vodhët dhe e dërguat, vendin në MJERIM.
Ju e keni vrarë, shpresë e të rinjëve për t‘jetuar në atdheun e tyre dhe tani, vajtoni dhe kritikoni, qeverinë Kurti.
Kujt po doni, me u‘a shit k‘to fore?
Cili qytetar i ndershëm i cili, s‘ka përfituar asnjëher asgjë nga qeveritë që ju keni qenë pjesë dhe bashkarisht keni qeverisur….
Do t‘ju besoj!
Asnjëri, askush.
Me nga disa shtëpi luksoze, dyqane afariste që e merrni qiran, pushime luksoze, madje më shumë se njëher brenda vitit, fëmijët tuaj me studime në universitete prestigjioze jashtë vendit dhe t’gjithë familjarët e juaj të punësuar dhe kush është ai „BUDALLA“, juve përsëri për t‘ju besuar!?
Qytetarët, ç’do ditë po shohin dhe dëgjojnë….
• Gjendja në arsim, jo e rënduar, po qëllimisht e shkatërruar.
• Zyrtar policor të korruptuar i kemi parë, duke u prangosur nga kolegët e tyre, hejjjj….., polici arreston policin dhe rasti i fundit „MAKABËR“, fshehja e rastit të dhunimit të vajzës 11 vjeçare dhe ankesat e qytetarëve, kur rastet i kanë raportuar!
• Në prokurori, dëshmitë jo vetëm me rastin e vajzës së dhunuar, mirëpo fatkeqësisht, kryesit e veprave të ndryshme të shëmtuara, paraprakisht i kanë pasur disa vepra penale dhe janë lënë të lirë.
• Gjykatat në gjendje të njejtë, me gjyqtar të keqpërdorur.
Tani Albini me ekipën e tij, krejtësisht papërvojë e qeverisë vendin.
Athua pse?!
Nga hajnia, vrasja e shpresës që ju e keni shkaktuar.
Hajnia e shkaktuar, shpresa e vrarë dhe sigurisht mllefi qytetar, bëri që Albini të dal fitimtar.
Hajt tash, silluni nëpër kafene dhe zyret e partive tuaja….