Finalja e Kupës së Kosovës luhet më 21 maj, me fillim prej orës 20:00. Llapi dhe Drita janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2021/22.
Skuadra e Llapit ka arritur ta përmbysë epërsinë e Prishtinës nga ndeshja e parë (2:1), duke shënuar fitore me rezultat 2:0, në përballjen e tyre të dytë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, i cili kësaj radhe ishte përplot me shikues në përkrahje të skuadrës llapjane.
Kësisoj, Llapi për herë të dytë radhazi do të jetë në finale të Kupës, trofe të cilin vitin e kaluar e kishte fituar, duke e siguruar pjesëmarrjen në Evropë.
Ndërkohë, Drita ka barazuar 2:2 në ndeshjen e kthimit në kryeqytet kundër Ramiz Sadikut, rezultat ky i cili i ka mjaftuar për të prekur finalen, ngase ndeshjen e parë e kishte fituar 3:0.