Kur Kosova do të jetë shtet i së drejtës dhe i të gjithë qytetarëve të saj

min lexim

Bashkëkombas të nderuar ta kuptojmë përfundimisht se, Kosova do të jetë shtet i së drejtës dhe i të gjithë qytetarëve të saj atëherë:

Kur të procedohen para ligjit pas luftës të gjithë ata politikanë dhe udhëheqës shtetëror, të cilët fliten e përflitën për korrupsion, krim ekonomik dhe afera korruptive si dhe pasurim të kundërligjshëm.

Sistemi drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë t’i marrinë në pyetje të gjithë ata ish dhe të tanishëm funksionarë shtetëror për t’i arsyetuar burimet finaciare nga të cilat kanë ndërtuar shtëpi dhe villa brenda dhe jashtë vendit, të cilat kanë kushtuar shuma maramendëse parash.

Të vihen para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata ish funksionarë ,të cilët me rastin e procesit të privatizimit kanë rrënuar bazën ekonomike të vendit, duke privatizuar fabrika dhe ndërmarrje pa asnjë logjikë ekonomike, me ҫ’rast mbetën pa punë me mija punëtorë dhe të cilëve kurrë nuk iu dhanë lekët të cilët u takonin në bazë të ligjit pas privatizimit të ndërmarrje të tyre.

Të gjithë atyre që kanë blerë toka bujqësore në pronësi publike me ҫmime qesharake sikur kjo tokë të ishtë pronë e ndonjë shtetit tjetër e jo e shtetit tonë Kosovës, shteti t’iau kthejë lekët dhe t’iau merrë tokën për t’ia kthyer shtetit, në mënyrë që përsëri ta privatizojë me ҫmimin real të saj, sepse një veprim i tillë do të jetë në interes të shtetit dhe popullit të Kosovës.

Pronarëve të tokave të cilat i lënë djerrë pa punuar duhet t’u merrët tokë për t’iau dhënë atyre që e punojnë tokën.

Është e tmerrshme kur në Kosovë shef toka bujqësore që nuk punohen dhe janë lënë djerr, të cilat i kanë mbuluar therrat dhe japin pamjen të një sipëfaqeje tokësore e cila nuk është punuar kurrë , ani pse Kosova, nuk i plotësonë nevojatë e popullatës me bukë edhe sikur të punohej e tërë sipërfaqja ekzistuese e tokës bujqêsore …

Të gjithë atyre që kanë krijuar biznise dhe ndërmarrje private, të hulumtohen prejardhja e burimeve financiare të tyre mbi të cilat i kanë krijuar këto biznise dhe ndërmarrje.

Kosova do të jetë shtet i së drejtës vetëm atëherë kur askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, zatën këtë e kërkojnë me ngulmë dhe vendosmëri të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, përveq atyre grupëve dhe strukturave kriminale të cilat janë pasuruar duke mos e përfill ligjin dhe shkël sanksionet ligjore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njësitë ruse ‘të lodhura’ në rrethimin e Mariupolit

Story i radhës

Intelegjenca e Britanisë së Madhe: Rusia ende nuk ka arritur një përparim të rëndësishëm

Të fundit nga