Kur ish ministri I regjimit, Miloshovski flet për “drejtësi”

min lexim

Koment TetovaSot

U shfaq si një hije e së shkuarës mbase ndër të paktët të mbetur nga strukturat e Gruevskit si një ish ministër I tij por që I përket një partie skenarësh që nuk kursen asgjë për pushtet. Antonio Miloshovski është një emër I njohur I politikës nacionaliste maqedonase që deshti të provokojë një tjetër skenar të rrezikshëm për përmbysjen e pushtetit në një tentativë tjetër me vartësit e tyre shqiptarë të opozitës që qëndronin krahë për krahë kundër Arbër Ademit .Atë që se arritën me numrat 61 para disa muajsh tentuan në një skenar tjetër njëjtë si 27 Prilli por kësaj rradhe nuk kishin Ziadin Selën që e rrahën për vdekje dhe tani partinë e tij e kanë bërë “pobratim”.Vmro -ASH dhe Levica fatkeqësisht duan me çdo kusht ta përmbysin me forma të dhunshme Qeverinë dhe sërish shënjestër kishin një shqiptar por në këtë rast më shumë se kaq-një zemërluan që ua ktheu në të njëjtën monedhë për tu thënë se 27 Prilli ka përfunduar.Ky vend nuk është pro rus dhe as nuk do mbajë peng gjyqësinë ,atë që Milloshoski dhe Milloshovskat tjerë e kanë frikë sepse e dinë si kanë qeverisur dhe çfarë kanë bërë me pushtetin e superkontrolluar.
Arbër Ademi u përballë direkt me ata që flasin për shtetin ndërsa urdhrat i marrin nga antiperëndimi.
Kjo përleshje ishte një tentativë tjetër për dhunë,trazira, nga antiperëndimorët dhe antishqiptarët.
Vmro edhe kësaj radhe kishin aleatë ASH në liderin e së cilës për pak sa nuk e vranë në 27 prillin e përgjakshëm të 5 viteve më parë.
Antonio Miloshovski nuk I kërkoi kurrë ndjesë Selës ndërsa bashkë me Gruevskin 5 vite më parë protestonin para gjykatave që mos dënoheshin dhunuesit .
Incidenti sërish kishte të njëjtën datë 27 dhe duket se aty zgjohen demonët e një opozite që ka nostalgji për Rusinë por që nuk do mund të ndalin kurrë proceset e nisura të një vendi dhe një qeverie që është e orientuar pro BE dhe pro SHBA.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lushtaku jep dorëheqje nga Drenica, tregon arsyet

Story i radhës

Ferizaj përforcohet me një mbrojtës 

Të fundit nga