Kur Isa Sadriu u largua nga Partizani i Beogradit, me fjalë të çuditshme iu drejtua Bjekoviqi për Prishtinën!

Isa Sadriu është mbrojtësi më i mirë që ka pasur Kosova deri me tash.

Ai ka pasur një karrierë të pasur sportive, duke luajtur për klubet si Trepça nga Mitrovica, Partizani nga Beogradi, Prishtina etj.

Legjenda e Kosovës ka luajtur së bashku me Fadil Vokrrin në vjeshtën e vitit 1986 për Partizanin nga Beogradi.

Image

Isa Sadriu e Fadil Vokrri, viti 1986

Një prapaskenë interesante e qershorit të vitit 1987, Isa Sadriu, përkundër që kishte kontratë 4-vjeçare me klubin beogradas, kishte vendosur të kalonte në KF Prishtina, e cila atëkohë garonte në ligën e parë ish jugosllave.

Drejtuesit e Partizanit (të asaj kohe) në një formë u munduan ta pengonin Sadriun por pa sukses.

 Me të zëshmit ishin trajneri Nenad Bjekoviq dhe drejtori i klubit të asaj kohe, Momçillo Vukotiç. 

Image

Isa Sadriu 

Bjekoviq  nuk kishte asnjë zgjidhje dhe për ta bindur Sadriun, iu drejtua me fjalë të çuditshme:

“Isë, kur të duash mund të shkosh në KF Prishtina por nuk mund të kthehesh në Partizan. Nga Partizani kur duash transferosh në klubet evropiane, e nga Prishtina jo”.

Sadriu e kishte ndarë mendjen dhe as që e dëgjonte çfarë thoshte Bjekoviqi me atë filozofinë e tij.

Image

KF Prishtina e vitit 1987, në këmbë nga e majta Abdyl Bellopoja, Zoran Lemajiq, Muhamed Kolenoviq, Sllavko Kuzeleviq, Gani Llapashtica dhe Isa Sadriu. Ulur nga e majta Mensur Nexhipi, Sahit Kelmendi, Vlladisllav Gjukiq, Fadil Muriqi dhe Kujtim Shala

“E bëra hapin më të mirë që kalova në Prishtinë. Sepse në vitin 1988 veç ndryshuan gjërat, nuk kishte më siguri atje, kur dihet se çfarë politike bënte Beogradi ndaj shqiptarëve të Kosovës me ardhjen në pushtetin serb të Sllobodan Millosheviqit”, tha Sadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Për ardhjen e tij në Prishtinë kontribut të madh dha edhe familja e tij, e cila kishte insistuar që Isa me çdo kusht të largohet nga Beogradi. Kështu që Sadriu vendosi që të kalonte në Prishtinë, duke veshur fanellën e saj nga vjeshta e vitit 1987.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Beniada dhe Egzona nuk ndalojnë së qeshuri: Ku e ka pas pircing ky torollaku

Story i radhës

Mediat belge shkruajnë për Bledar Muçën: Këtu vodhi syze dhe prezervativë!

Të fundit nga