Kur fiqa i printe festës, vlonte me tifozeri Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjilani, Gjakova…

November 5, 2022
1 minut lexim

Fundvitet e 70-ta dhe vitet e 80-ta, vitet e kremtes së sportit. 

Vite të paharruara, atmosferë e zjarrtë në stadiumin e Prishtinës ku e përcillni një ndeshje 35-40 mijë shikues.

Trepçën në Mitrovicë deri 15 mijë shikues në stadiumin ku tani e ka emrin “Riza Lushta”. 

Image

Atmosfera në Mitrovicë në vitin 1978

Në Prizren deri 8 mijë shikues e ndiznin atmosferën, në Gjilan edhe 10 mijë shikues. Image

 

Gjakova kuqezi hidhej në festë kur fitonte Vëllaznimi në Ligën e Dytë federative të ish Jugosllavisë, Grupi i Lindjes, mbahet mend ende fitorja me 1:0 ndaj OFK Beogradit në javën e parë të edicionit 1983-1984, me kryetrajner Ajet Shoshollin dhe stadiumi nuk kishte vend as për gjilpërë.

Vitet që kujtohen me nostalgji nga gjeneratat e vjetra. Vitet kur Prishtina me kapitenin Fadil Vokrri e mposhte Cërvena Zvezdën e Beogradit, Partizanin e Beogradit, Hajdukun e Splitit, Dinamon e Zagrebit etj. 

Image

Në Prizren

Mjeshtri i fotografisë, Ilaz Bylykbashi, fotoreporter i mirënjohur, sot ka publikuar disa foto, ku shihet edhe makina e njohur si fiqa kur i printe kolonës në festën në Mitrovicë gjatë vitit 1978, Trepça në ligën e parë e në finale të Kupës “Marshall Tito”.

Image

Në Gjakovë

“Kështu mbusheshin stadiumet futbollistike në Kosovë gjatë viteve 1980- ta: Prishtina e Prishtinës, Trepça e Mitrovicës, Vëllaznimi i Gjakovës, Liria e Prizrenit dhe Gjilani i Gjilanit!”, ka shkruar Bylykbashi në profllin e tij në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shotani ka ankesa në VAR

Story i radhës

Sekuestrohen 32 ton kanabis në Spanjë, dhjetëra të arrestuar, droga kishte si destinacion…

Të fundit nga

ShkoLartë