Kur burrat “bëhen” gra e gratë burra!

Eh! Se çfarë kohë na kanë ardhur?!

Jo vetëm te ne, në Republikën tonë, Kosovën, por kudo në Botë.

Më në fund, në shekullin 21(prapë se prapë më mirë vonë se kurrë) gjinia e morri guximin dhe i tha gjinisë;

-„Stop, ndalu, ku po shkon?“

-„A nuk je ka e din se si ti edhe unë, që të dyja ne jemi të barabartë:a?! “A?

-„A e din se kur të bashkohemi, ashtu qysh e ka dhënë Zoti e Natyra me ligjin e saj bëhemi edhe më shumë?!”

Në secilin aspekt. Në atë familjarë, shoqërorë ekzistencial, ekonomik dhe politik?

-“Por ndal! „Kadale!“ „Prit një herë!”

Mos u ngut se ne mundemi edhe të bashkdyzohemi dhe prapë se prapë të mbesim një!”

Gjithashtu mundet, qëllimisht po e citoj;

-MUNDET KUSHDO QË DON, prej një nga dy, të mbes një, ose me mirë të artikulohem, të bëhet dy në një?!”

A nuk është e drejtë e çdo specie në këtë rruzull tokësorë, që vet të vendosë se çka do të bëjë me trupin e tij, me trupin e sajë, e praktikisht edhe me modalitetin e trupit të „atij-sajë”?!

Të bëjë çfarëdo që të do me Shpirtin-Dhuratë që ZOTI secilit në këtë Jetë ia ka falë?!

Le të gëzohet secili me mënyrën e vet ashtu sikurse vet mendon dhe ndjenë kënaqsi e lumturi!

Të kthehem prapë te formulimi im “kur “burrat bëhen gra e gratë burra”.

Sot për sot, zemra po më kënaqet, edhe njëkohësisht shpresoj e edhe besoj se edhe shumë meshkujve (JO meshkujve se nuk thuhet mashkull por mashkull)-përkatësisht shumë burrave, edhe zemrat e tyre iu kënaqen, kur shohin se si femrat, vajzat, gratë, nënat apo motrat, dit për ditë e më shumë, me plot dinjitet kualitativ e quantitav në zhanrin politikë global Botërore po udhëheqin si kurrë më parë.

Qofshin ato femra nga shëndeti (si unë) elegant të plota (me BMI pak më të >) sidoqoftë, qofshin edhe ato me peshë nominale e ideale, të cilat shumëher e pamëshirë, shikuar nga perspektiva e politikaneve xheloz nga jo shumica rurale (falë Zotit) vlerësohen nëpërmes „shikimeve radioaktive“si në Röntgen, e besa edhe janë përqeshur për shkak të peshës > trupore e që tani po këto femra dhe jo vetëm tani, ia kanë shtuar dhe ditë për ditë e me shumë po ia shton Vendlindjes sime Republikës sonë, Kosovës hijeshinë jo vetëm me bukurinë unikate Mikelanxheljane por eksplicit me inteligjencën UNIVERZALE.

E atyre burrave që iu pat zënë rrugën pesha, po iu tregohet KAPACITETI DHE CILËSIA E DEMOKRACISË NË POLITIKË.

Vetëm kështu Zemrat po na kënaqin.

Në të kundërtën e kënaqsisë si më lartë-cekur të zemrës, lirisht mund të supozoj, gjegjësisht të them se shumë burra politikanë, shpeshherë flasin përpara se me mendu edhe atë sikurse thotë një fjalë e urtë e jona popullore;

-“Pështyjnë tenalt”!

-“Nuk është mirë që dikush të pështyjë lartë përmbi kokë, se e njëjta kthehet e i bije mbi fytyrë!“

Andaj s’është aspak mirë që disa akter politik, haptazi, në të kaluarën e afërt qenë deklaruar negativisht ndaj njëri tjetrit e shih për këtë në favor të sigurisë personale patën aplikuar edhe “jelekët mbrojtës” për “vet-mbrojtje”, duke e diskriminuar, injoruar dhe anashkaluar në formë idiotike në radhë të parë lidhjen një-gjakore e me pastaj çdo gjë?!

Përderisa sot? Sot takimet midis kësi lloj akterësh politik gjejnë vend kudo nëpër mediat tona Shqiptare në Kosovë e Shqipëri dhe me “plot mburrje” e “krenari” personat në fjalë ia zgjasin dorën njëri tjetrit sikurse të mos kishin ndërruar kurrë të thash e të theme, të cilat edhe në Shtëpinë e Drejtësisë patën bërë bujë në një periudhë kohore, atëherë kur “Burrat qenë bërë gra“ e gratë çuditeshin me “muhalife” përkatësisht me fjalë të kota burrash.

P.S.

Le të bëhemi empatik e të respektojmë gjithçka sipas mundësive të Zotit që na ka falur bazuar edhe në diskrepancen;

“Se cila ishte apo është më e para? -VEZA A PULA, APO PULA A VEZA?! Mendoni e nëse shihemi ndonjëherë në këtë jetë se bashku me ndonjërin apo ndonjërën prej jush të dashur lexues: E të këtij opinionit tim, më tregoni. Mirë?

-“JO keqpërdorimit mbizotërues dhe forcës kundër GJINISË”.

Citat i imi: Sabahate Byci

Sabahate Byci Gjako-Shqiptare-Gjermane

Autore

08.04.2022 e Premte 14:38h

GJERMANI

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Detaje të reja nga sulmi në stacionin e trenit në Ukrainë

Story i radhës

Facebook anulon konferencën vjetore të zhvilluesve

Të fundit nga