Armando Broja është në qendër të merkatos, me sulmuesin shqiptar që ende nuk e ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën. Aktualisht talenti i Kombëtares është pjesë e grumbullimit të Chelsea në SHBA, ku “Blutë” po vazhdojnë fazën përgatitore për sezonin e ri.
Por pavarësisht se po vazhdon stërvitjen me londinezër, Milan i rikthehet sërish ‘pistës’ për shërbimet e tij. Kështu sipas “Calciomercato” bëhet me dije se kuqezinjtë kanë rinisur kontaktet me Chelsea për transferimin e Brojës.
Drejtuesit italianë kërkojnë Brojën në huazim me të drejtë blerjeje të kartonit në fund të sezonit, por jo me detyrim blerjeje. Kështu Broja do të transferohej te Milal, ku minutat mund t’i ketë më të shumta se të Chelsea.
Kujtojmë se Fullkrug dhe Abraham kryesojnë listën e Milan për sulmin, ndërsa Broja qëndronn si alternativë pas tyre.
Burimi: botasot.info