Kjo është këshilla më e mirë në biznes që kam marrë dhe vlerësuar në jetën time. Dëgjoni shkëndijën që ndriçon brenda jush. Ndiqeni dhe ushqejeni atë. Dëgjoni tregun tuaj, si në rastin nëse bëhet fjalë për klientë, apo nëse klienti jeni ju vetë. Dëgjoni njerëzit, si kur shërbeni si vullnetar apo nëse jeni pjesëtarë të një komuniteti.
Tregu do t’ju tregojë se çfarë funksionon ose nuk funksionon siç duhet. Do të kuptoni se shkëndija juaj përputhet me atë që ju thotë tregu juaj. Shërbimi ndaj tregut tuaj do të jetë si një ushqyes i shkëndijës suaj, gjë që do t’ju bëjë më efikasë dhe energjikë, e cila kjo është e mrekullueshme.
Shpesh takoj njerëz të cilët janë të bllokuar, të pasigurt se si të gjejnë një punë apo një pasion apo një projekt që të ndezë shkëndijën e tyre. Ja se cila është këshilla ime për ta dhe për ju:
Veproni
Mos merrni kohë që të mendoni rreth rrugëtimit të jetës, apo të qëndroni në një vend deri sa të ndizet shkëndija. Dilni. Provoni gjëra të reja. Jini akivë. Takoni dhe kaloni kohë me njerëz të rinj. Udhëtoni. Eksploroni. Punoni, punoni vërtet shumë. Një shprehje e Julia Child thotë: “Duhet të keni disiplinë që të argëtoheni”.
Ndihmoni
Të gjithë shkencëtarët janë në anën time në këtë pikë: Njerëzit janë më të lumtur kur ndihmojnë të tjerët. Në çdo moment të kërkimit tuaj pyesni veten: Si ta përdor kohën time, energjinë time, fokusin tim, aftësitë dhe talentin tim më mirë për t’u ndier më mirë?
Argëtohuni
Julia Child ka thënë dikur: Mos u ndieni në faj nëse keni kaluar kohë me diçka që ju jep gëzim.