Kupa e Mbretit, këto janë ndeshjet e sotme

Kupa e Mbretit rikthehet sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, ku skuadra e Rayo Vallecanos e pret në shtëpi Mallorcan.

Po ashtu, në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili në këtë janar kaloi nga Lazio te Mallorca.

Krahas këtij takimi, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës së Valencias dhe asaj të Cadizit.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kupën e Mbretit e gjeni më poshtë.

20:00 Rayo Vallecano – Mallorca (Stadiumi Campo de Futbol de Vallecas)

21:00 Valencia – Cadiz CF (Stadiumi de Mestalla).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kur i them të bëjmë dashuri…”- Gruaja rrëfen si bashkëshorti refuzon të bëjë seks pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre

Story i radhës

Falsifikimi i dokumenteve për errësim xhamash, pezullohet nga puna punonjësi i QKT Durrës

Të fundit nga